• |
ide | kryesore

Guardiola ‘kërcënon’ Arsenal: “Është gjithçka në duart tona, por nëse humbasim mbaroi”

-Instant, Sport
Guardiola


Për një gjë janë dakord, Pep Guardiola dhe Mikel Arteta, dy mendjet pas Manchester City dhe Arsenal, që do të luajnë titullin e Premier League në Etihad nesër mbrëma. Kjo ndeshje nuk do të jetë vendimtare. “Shumë e rëndësishme po, por jo vendimtare – tha trajneri i City, duke konfirmuar një koncept të shprehur disa orë më parë nga trajneri i Gunners në Londër -. Ka shumë ndeshje të rëndësishme për të luajtur, për të dyja skuadrat, për të thënë se kjo është vendimtare”.

FINALE

Pavarësisht fjalëve të Guardiola dhe Arteta, City-Arsenal duket si një finale. Gunners mbërrijnë si kryesues dhe me 5 pikë epërsi, por edhe me dy ndeshje më shumë të luajtura. City si skuadër ka fituar 11 nga 12 ndeshjet e fundit dhe është ende në garë për një tripletë sensacionale. “Nuk do të jetë vendimtare, por është e pamohueshme se sa e rëndësishme është kjo ndeshje. Edhe se do të na lejonte të rikuperojmë pikët – vazhdoi Guardiola –. Arsenali është një ekip i mrekullueshëm, një skuadër që i kushton vëmendje çdo detaji. Që nga mënyra se si e trajton topin, te lojtarët që vendos në fushë. E mendoj se Mikel u ka dhënë atyre një dimension tjetër. Ata janë agresivë, aq të fortë sa mund të shkojnë në një fushë të vështirë si Anfield dhe të tregojnë se janë më të mirë se Liverpool. Në dy ndeshjet që kemi luajtur kundër tyre këtë sezon e kemi ndjerë se sa të fortë janë. Është vërtetë e vështirë të luash kundër tyre”.

ARMIQ – MIQ

Për Pep Guardiola, ndeshja kundër Arsenal është edhe një përballje me Mikel Arteta, ish-nxënësin që u bë mik i ngushtë dhe tani rivali i tij i parë për titull. “Asgjë nuk ka ndryshuar – thotë Pep për miqësinë e tyre –. Ai jeton në Londër dhe unë jetoj në Mançester, ndaj tani patjetër flasim më pak dhe jemi rivalë. Por kjo nuk e ndryshon mënyrën se si ndihem për të. Miqësia dhe respekti do të mbeten përgjithmonë. Unë kam miq edhe në skuadra të tjera. Kur luajmë kundër tyre, dëshiroj t’i mund, por marrëdhënia nuk ndryshon”. Guardiola e konfirmon këtë duke lavdëruar punën që Arteta ka bërë te Arsenal: “Është e qartë se sa shumë është rritur klubi që kur ai është aty – thotë Pep –. E konsideroj veten një trajner, një njeri të fushës, me shumë se menaxher. Kam përshtypjen se Mikel ka ndryshuar qëndrimin e të gjithë klubit, duke marrë atë mbështetje nga drejtuesit që është thelbësor për të qenë i suksesshëm”.

Lexo më tej: Arsenal rrezikon të parakalohet nga City, Arteta sfidon Guardiolën: “Ndeshja me City? Mezi po pres”

SPRINTI FINAL

City i Pep Guardiola suksese ka patur shumë. Ata kanë fituar dy Premier League radhazi, katër nga 5 të fundit, duke arritur gjithmonë të ndryshojnë marshin në momentet vendimtare të sezonit. Ashtu siç po ndodh tani. “Ne arrijmë në këtë pikë duke e ditur se nëse humbim një ndeshje ka mbaruar – shpjegoi Pep –. Është një qëndrim që nuk e kemi pasur në tetor apo nëntor, ndryshe nga sezoni ku shënuam 100 pikë ku çdo ndeshje iu qasëm sikur të ishte një finale. Prej disa kohësh kam ndjesinë se ai mentalitet është rikthyer dhe tani e kemi këtë shans. Të luajmë për titullin e Premier League me fatin në dorë. Duke e ditur se nëse e fitojmë këtë ndeshje do të varet nga ne”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *