• |
ide | kryesore

Berisha: Unë në debat me Veliajn? Atë e ka zhdukur Rama nga fushata

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Veliaj, Berisha


Sali Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për fushatën elektorale të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ai i ka kthyer një përgjigje ftesës së Erion Veliajt për debat publik.

“Ai të më falënderojë mua sepse e nxori Rama më në fund sepse i’a zhduku figurën fare. Nuk ka ndodhur kurrë që mos të jetë kandidati në billbordet e qytetit. Turpërohet nga fytyra e tij sepse del keq ne polle.

Rama thotë gjithmonë ato që nuk beson vetë, por i ka hyrë lepuri thellë në bark. Rama e di që këto zgjedhje janë stacioni i fundit i tij. Debat me Veliajn? Ai ka kompleksin e Ramës dhe këtë e përdor. Zhvillohet një proces midis tyre. Ai e nxori Velinë sot pas sulmeve që i bëra unë. Ka kompleks. Ai e di, që po ikën” – tha Berisha.

LEXO EDHE: Veliaj: Nuk dal në debat me Këlliçin, le të vijë Berisha

Ai u pyet se si e shpjegon që kundërshtari i tij e ka të bazuar të gjithë fushatën kundër tij dhe Metës dhe jo ndaj kandidatëve për bashkitë.

“Ka një dallim esencial. Po ta analizosh me objektivitet fushatën, karakterizohet nga një frikë për vdekje politike e Edi Ramës ndaj Sali Berishës. Një tipar kardinal i zhvillimit në këto dy muaj, janë fakte që demonstrojnë frikën fatale të Edi Ramës ndaj Sali Berishës.

Rama shkeli çdo parim, për të asgjësuar Sali Berishën në letra dhe rregulla, vendime dhe i bëri këto, nuk u ndal. Ky njeri që sipas akteve që kreu, de juro e asgjësoi, ky njeri nga mëngjesi deri në darkë merret vetëm me Sali Berishës. Ai e ka ndërtuar këtë si i kapuri pas fijes së barit.

Në këtë aspekt, ai nuk beson në asgjë nga ato që ka bërë, se mund ta shpëtojnë. Kjo mua më kënaq, sepse unë e shoh atë. Vijmë te modaliteti që përdor, e filloi me lopatën dhe hoqi dorë nga lopata, sepse e pa që duke rrëmuar hapej një gropë që mund ti thoshin është varri i tij politik. Ka marrë zorrën tani, ia hoqën nga barku dhe e ka marrë në gojë.

Tani kërkon të mashtrojë me zorrë. Po bëhet gjithçka për të qartësuar, se ai është në origjinën, akumulimi i të gjithë pushtetit në duart e tij, është origjina e kësaj drame që nuk ka ekzistuar në asnjë luftë dhe në asnjë pushtim” – tha Berisha. ©LAPSI.al


6 Comments

  1. Nuk e dija qe ishte kaq i dobet! Skandal , sonte ne debat me gazetaret gafa mbas gafash , vetem llomotiste per kaluar kohen televizive . Jam çun inteligjent deklaroi hahaha . IQ e tij duket shume e dobet.

  2. DEBAT LLOMOTITES, ASNJI PROGRAM NGA PREMTIMET E PARA SJANE REALIZUAR, POR DHE ASNJI PARASHIKIM SE CFAR DO BEJE. VETEM LLOQE, E MUFKA ME QE NA KA SHITUR FIQT E RAMES, KY HIPER MASHTRUES BENTE LODRA FJALESH, E KISH MENDJEN VETEM TE NON GRATA, APO TEK ISH BASHA KUR ISHTE KRYETAR BASHKIE. MIRE QE SNA BERI KRAHASIM ME MBRETIN ZOG, SI BABAI I TIJ, APO FAMILJA E KODOSHEVE. TREMBJA TRWGOHESH GJATE LIGJERATAVE KONFUZE, QE MEDEMEK PO SQARONTE PLANIMETRINE E TIRANWS, POR VETEM PER QENDREN , QE E MBUSHI ME GRADACELE, PERIFERINE, E FSHATRAT E TIRANES INVESTIMET XERO, KY DUHET ME DOEMOS TE SHPORRET QE TI NDALET DORA BANDITIT NE VJEDHJET E ME TEJSHME, PER BEMAT TE DALE PARA DREJTESISE, SEPSE E DREJTA VONON, POR NUK HARRON.

  3. Fushata me absurde qe kam pare . Asnje nuk ka program e anje nuk flet se çfare do beje . Asnje debat midis kandidateve , asghe veçse kusi tepsi para’ e kurveri . Ate qe i beri palloshi ketij vendi as edhe hasmi nuk ja ka bere , ropt ku ti keni .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *