• |
ide | kryesore

Ekzekutohet 28-vjeçarja shqiptare në Itali

-Instant, Lajme, Të fundit


Një 28-vjeçare me origjinë shqiptare u vra në Savona me një plumb në kokë. Mësohet se ajo është vrarë nga partneri i saj me origjinë nga Guinea.

Sipas asaj që raporton Il Secolo XIX , gjithçka ka lindur nga një debat i ashpër mes të dyve. Në një moment, partneri ka nxjerrë nga bagazhi një pistoletë gjysmë automatike, me të cilën ka qëlluar partneren e tij, e identifikuar si Danjela Neza.

Pas vrasjes, autori ka njoftuar policinë dhe ka treguar për krimin që kishte bërë. 27-vjeçari, pa precedentë penalë ndaj tij, është dërguar në komisariat dhe është marrë menjëherë në pyetje. Vrasësi do të transferohet në burgun e Marasit .


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *