• |
ide | kryesore

Tabela/ Rikthehen shirat në vend, priten rrebeshe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Vranësira dhe reshje shiu në fundjavë



Moti për javën në vazhdim pritet të ndikohet përsëri nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, ku e hëna dhe e marta do të jetë me kthjellim e vranësira të dendura në relievet malore në lindje.

E hëna do të ketë dhe reshje shiu në relievet malore në veri ndërsa për ditën e Martë reshjet e shiut shtrihen edhe në lartësitë kodrinore. Këto reshje do të jenë kryesisht më intensitet të ulët por nuk do të mungojnë edhe shtrëngatat afatshkurtra, sipas parashikimit të SHMU.

Duke filluar nga dita e mërkurë moti parashikohet kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.

Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Për ditën e Enjte në zonën e jugperëndimit dhe ditën e Premte në veriperëndim reshjet parashikohen me intensitet deri dhe të lartë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *