• |
ide | kryesore

Charlize Theron: Nuk jam në lartësinë e Kim Kardashian

Paparazzi, Slider



Aktorja e njohur e njëkohësisht fituese e çmimit “Oscars”, Charlize Theron, pranon se e ka të vështirë të realizojë filma. Së fundmi në një intervistë, aktorja shpjegoi se nuk ndihet sikur ka arritur kulmin e yllit të Hollivudit dhe foli hapur rreth mundësive e biznesit që mund t’i kenë kushtuar.

“Ndjehem sikur jam në një vend, që është ashtu siç është. Edhe nëse punoj më shumë, nuk besoj se kjo do të ndryshonte nivelin e famës time. Ka qenë gjithmonë një rrugëtim mediokër. S’kam qenë kurrë ndër ata njerëz në nivelin e Kim Kardashian. Por ndihem sikur ka qenë gjithmonë kjo gjë.”

Aktorja thotë se gjetja dhe sigurimi i financimeve për filmat që dëshiron të realizojë, për të është bërë gjithnjë e më e vështirë.

“Mund të them se në të kaluarën, ishte sikur doje të kishe pak nga kjo famë, në mënyrë që të mund të bësh gjërat që vërtet dëshiron t’i bësh. Por tani është sikur po bëj budallallëqe gjithë ditën dhe njerëzit thonë: “Jo faleminderit”. Është mirë që po i bën gjërat bazuar në atë se sa të mirë janë ata kundrejt kësaj ideje të “Oh, ti je kjo gjë, dhe ne duam të bëjmë biznes me diçka tjetër”.

Theron, së shpejti do të shihet në vazhdimin e episodeve të ‘Fast X’ dhe ‘The Old Guard 2’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *