• |
ide | kryesore

Publikohet fotoja e parë e fëmijës së shtatë së Robert De Niro

Paparazzi, Slider



Së fundmi u publikua fotoja e parë ekskluzive e vajzës së Robert De Niro dhe Tiffany Chen.

Emri i vogëlushes është Gia Virginia Chen-De Niro, dhe sipas moderatores GayleKing, ajo ka lindur më 6 prill . Së bashku me njoftimin ishte një foto e ëmbël e Virginias  së vogël, e quajtur sipas nënës së De Niro-s, e cila shihet e veshur me një rrobë rozë teksa mbahet nga babai i saj.

King vuri në dukje se ajo mori ekskluzivitetin me De Niron pas intervistës së saj të së shtunës për filmin e tij të fundit, About My Father. Pasi dëgjoi lajmin se ai mirëpriti fëmijën e tij të shtatë të hënën, gazetarja  thirri aktorin, i cili tha se nuk e përmendi fëmijën në atë kohë sepse nuk donte të shpërqendrohej nga filmi. Megjithatë, në një intervistë me ET Canada për të promovuar filmin, ai korrigjoi reporterin kur ajo iu referua gjashtë fëmijëve të tij, duke thënë: “Shtatë, në fakt.” “Kam dhe  një fëmijë”, sqaroi ai.

Robert ndan fëmijët e tij të rritur Drena, 51, dhe Raphael, 46, me ish-bashkëshorten Diahnne Abbott, si dhe djemtë binjakë 27-vjeçarë, Aaron dhe Julian, me ish të dashurën Toukie Smith. Ai gjithashtu ndan djalin Elliot, 25 vjeç dhe vajzën Helen, 11 vjeç, me ish-bashkëshorten Grace Hightower. Dyshja aplikuan për divorc në fund të 2018-ës pas 21 vitesh martesë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *