• |
ide | kryesore

Merr flakë në lëvizje e sipër makina në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një makinë është përfshirë nga flakët ndërsa ishte në lëvizje e sipër.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ndërkohë që dyshimet e para janë se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik.

Detaje nga policia: 

Me datë 12.05.2023, rreth orës 16:35, në rrugën “Xhanfize Keko”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. Xh., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *