• |
ide | kryesore

Përplasja Messi-PSG, Tevez del në mbrojtje të Pleshtit: Apache asfalton klubin parisien

-Instant, Sport
Tevez



Marrëdhënia mes Lionel Messi dhe PSG, pranë përfundim, nuk ka qenë kurrë aq problematike sa javët e fundit. Gjithçka buron nga “arratisja” e kampionit argjentinas në Arabinë Saudite. Zyrtarisht lëvizja ishte për çështje sponsorizimi, jozyrtarisht për të rënë dakord me atë që mund të bëhet klubi i tij i ri, Al-Hilal. Vendimi i parisienëve për të pezulluar Pleshtin për dy javë, pavarësisht ndjesës së tij, ka ngritur shumë polemika. Në mbrojtje të 7 herë Topit të Artë është reshtuar edhe bashkatdhetari i tij Carlitos Tevez. Apache në një intervistë të fundit nuk ka kursyer fjalët për të fajësuar sjelljen e francezëve.

Leo Messi është ende duke kryer pezullimin dy javor të dhënë nga Paris Saint Germain për udhëtimin e tij të paautorizuar në Arabinë Saudite. Ndjesa publike e argjentinasit që shpjegoi se vizita nuk mund të shtyhej më dhe skuadra ishte në ditë pushimi, nuk shërbyen shumë. Që nga ai moment ka pasur zëra që e shohin Messi shumë pranë transferimit te Al-Hilal sezonin e ardhshëm. Sauditët janë të gatshëm ta mbulojn fjalë për fjalë me ar argjentinasin për këtë firmë. Të shumtë janë ata që kanë marrë anën e sulmuesit, e mes tyre edhe Tevez, i cili sulmoi ashpër PSG.

Lexo më tej: Messi, po zhgënjen shumë njerëz, ndër ta edhe Van Basten: “Po bën diçka shumë të shëmtuar”

FJALËT E TEVEZ

I intervistuar nga Tyc Sports, ish-sulmuesi i Manchester United, City dhe Juventus ndër të tjera shprehu gjithë mospajtimin e tij me masën e marrë nga klubi parisien: “Nëse do të më thoshin, duke qenë kampion bote, se duhet të kërkoja falje që kam udhëtuar kur isha jashtë detyrës, do kthehesha në Rosario dhe do rrija atje duke pirë mate”, i ra shkurt Apache, i cili më pas shtoi: “Ti je ai që duhet të më kërkosh falje. Por Messi e vendos klubin në vend të parë. Në këtë kuptim, ne duhet t’i heqim kapelen”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *