• |
ide | kryesore

Messi, po zhgënjen shumë njerëz, ndër ta edhe Van Basten: “Po bën diçka shumë të shëmtuar”

-Instant, Sport
Van Basten



Lajmi se Lionel Messi është shumë pranë pranimit të petrodollarëve të sheikëve po bën xhiron e botës. Flitet për shifra astronomike që askush nuk mund t’i imagjinonte. Nëse transferimi realizohet, do të jemi dëshmitarë të operacionit më të “pasur” të merkatos së transferimeve në historinë e futbollit. E megjithatë, jo të gjithë janë dakord me këtë pagesë dhe ka nga ata që shpresojnë se nuk do të realizohet, i pari Van Basten.

Sheikët blejnë gjithçka, pa kursyer shumë në shpenzime. Nënshkrimi i Cristiano Ronaldo te Al Nassr në janar i kishte lënë të gjithë pa fjalë. Shifra befasuese për ta bindur portugezin të pranojë të luajë në një ligë të vogël, por në zhvillim. Kishte kritika nga ata që donin që portugezi të vazhdonte në Evropë. Ndoshta imagjinonin një rikthim romantik te Sporting Lisbonës. Tani jemi shumë pranë përjetimit të një tjetër situate të ngjashme me Lionel Messi si protagonist. Argjentinasi i është ofruar një kontratë e përbindshme dhe mediat tashmë e konsiderojnë marrëveshjen të përfunduar. Por ka nga ata që nuk mbështesin zgjedhje të caktuara, siç është i madhi Marco Van Basten.

Lexo më tej: “Messi do të luajë në Arabi, biznes i mbyllur”: CR7 përsëri i dyti, Al-Hilal do t’i paguajë rrogën e “përbindshme”

Ish-Topi i Artë, Marco Van Basten, thjesht nuk mund ta imagjinojë Lionel Messi duke luajtur në Arabinë Saudite. Gjatë një transmetimi sportiv në Holandeë në Ziggo Sport, ish-sulmuesi i Milan ka lëshuar kritika të forta kundër kampionit të botës: “Mendoj se është një gjë shumë e keqe që ti duhet të shkosh atje dhe të luash për para. Gjatë karrierës tënde ke fituar shumë dhe tani mund të bësh gjërat që të pëlqejnë më shumë. Nuk arrij ta kuptoj, a je zot i vetes? Atëherë, e zgjedh vetë ku të luash futboll, apo jo?”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *