• |
ide | kryesore

“Messi do të luajë në Arabi, biznes i mbyllur”: CR7 përsëri i dyti, Al-Hilal do t’i paguajë rrogën e “përbindshme”

-Instant, Sport
Messi



Lamtumirë Psg, Lionel Messi sezonin e ardhshëm do të luajë në Arabinë Saudite. Sipas një burimi saudit shumë afër negociatave, të publikuara nga agjencia AFP, marrëveshja mes Al-Hilal dhe sulmuesit argjentinas tani është e kryer. Gjithnjë sipas të njëjtit burim, i cili mbetet anonim, Pleshti ka arritur një marrëveshje për një pagesë “të përbindëshme”. Gjithësesi, detajet e kontratës, që do ta lidhë Leo Messi me Al-Hilal, ende nuk dihen zyrtarisht. I pyetur mbi zërat e fundit që vinin nga Gjiri, Paris Saint-Germain u kufizua të kujtonte se kontrata e sulmuesit argjentinas do të përfundojë më 30 qershor.

Rrjedhimisht, udhëtimi në Riad që zemëroi drejtuesit dhe tifozët e PSG-së, duket se ka pasur implikime pozitive për të ardhmen e Messi. E gjithashtu edhe për pasurinë e tij të jashtëzakonshme. Sipas asaj që mësohet, Leo Messi në fakt e ka gjetur marrëveshjen ekonomike me Al-Hilal. Ata janë një nga klubet kryesore në kampionatin saudit. Një ofertë e pakokurrueshme. Jo vetëm nga pikëpamja ekonomike, por edhe nga pikëpamja teknike.

Lexo më tej:Messi ‘hijo de puta’, Neymar, Verratti ‘zhdukuni’: tifozët protestë para selisë, PSG rrit sigurinë në shtëpitë e lojtarëve

PAGESA E PËRBINDSHME

Përveçse flitej për një kontratë disavjeçare me vlerë 400 milionë euro në sezon, ditët e fundit kanë qarkulluar të reja të tjera. Zëra gjithnjë e më këmbëngulës flasin për mundësinë që me Messi të bashkohen në Arabi edhe lojtarë të kalibrit të Sergio Busquets dhe Jordi Alba. E kjo nuk është e gjitha. Për ta bindur Leon të pranonte ofertën, disa burime spanjolle zbuluan një ofertë të mundshme nga Al-Hilal për Marco Verratti. Italiani së fundmi përfundoi në shënjestër të tifozëve të PSG-së së bashku me Messi.

Nën kontratë me agjencinë saudite të turizmit, sezonin e ardhshëm Messi mund të gjejë rivalin e tij të përjetshëm Cristiano Ronaldo në kampionatin arab. Portugezi firmosi me Al-Nassr pas Kupës së Botës në Katar. E nëse oferta për Messi konfirmohet, do të jetë sërish i dyti në pagesë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *