• |
ide | kryesore

Messi ‘hijo de puta’, Neymar, Verratti ‘zhdukuni’: tifozët protestë para selisë, PSG rrit sigurinë në shtëpitë e lojtarëve

-Instant, F1, Sport, Video
PSG



Nuk janë momente të thjeshta për PSG e jo vetëm në lidhje me rezultatet. Siguria ka qenë e përforcuar sot para qendrës sportive Camp des Loges, ku stërvitet Paris Saint-Germain. E madje edhe në shtëpinë e disa lojtarëve si Neymar, Lionel Messi dhe Marco Verratti. Situata është agravuar pas mbrëmjes së djeshme, ku një grup tifozësh të zemëruar me klubin dhe lojtarët për humbjet e fundit dhe për rasti Messi, protestan ashpër në selinë e klubit. “Mjaft mercenarë, duhet të shkarkohet Messi dhe drejtuesit”, ishte mesazhi i demonstruesve. Njëqind ultras parisien të veshur me të zeza, mes bombave tymuese dhe pankartave, nuk lanë gjë pa i thënë kampionit argjentinas: “hijo de puta” dëgjohej më shpesh sa për të kuptuar se lamtumira është në ajër.

Në shënjestër të tifozëve ishte mbi të gjitha Pleshti, por edhe Verratti, Neymar, trajneri Christophe Galtier dhe presidenti Al Khelaifi. Një grup personash u shkëputën nga demonstruesit nën selinë e PSG, për të shkuar në rezidencën e brazilianit. O’Ney është i dëmtuar deri në fund të sezonit, por kjo nuk i ndali. Mes parullave të tifozëve, të cilët bënë të ditur se do të përsërisnin protesta e tyre çdo mbrëmje, ishte më së shumti ‘Neymar zhduku”. Braziliani ‘u përgjigj’ duke postuar në historitë e tij në Instagram: “Mos lejoni njerëzit t’ju tërheqin në stuhinë e tyre, merrni ata në paqen tuaj”

REAGIMI I PSG

Klubi, ndërkohë, ka vendosur të forcojë sigurinë me roje private në terrenin stërvitor dhe para shtëpive të Neymar, Messi dhe Verratti. “Paris Saint-Germain dënon në termat më të ashpër të mundshëm aktet e patolerueshme dhe ofenduese të një grupi të vogël individësh. Klubi jep mbështetjen e tij të plotë për lojtarët e tij, drejtuesit e tij dhe të gjithë të prekurit nga këto sjellje të turpshme”.

Një reagim ka ardhur edhe nga Kolektivi Ultras Paris: “Ne jemi sinqerisht të shqetësuar për të ardhmen e klubit tonë. A ka ende një pilot në timon?”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *