• |
ide | kryesore

Plas te Barcelona: Gündoğan akuzon Araújo për përjashtimin, mbrojtësi i përgjigjet ironikisht

Sport
Araújo



Gündoğan sulmon, Araújo mbrohet. Moment tensioni në Barcelonë pas eliminimit nga PSG në Champions League. Për ta ndezur shërbeu përplasja verbale në distancë mes mesfushorit dhe mbrojtësit blaugrana. Menjëherë pas ndeshjes, gjermani kishte kritikuar shokun e tij të skuadrës për veprimin që çoi në përjashtimin e tij dhe që ndikoi rëndë ndeshjen kundër parisienëve. Megjithatë sot, radhën e ka patur uruguaiani, i cili është kundërpërgjigjur ironikisht.

GUNDOGAN: “NË ATO RASTE DUHET TË JESH I SIGURTË SE DO KAPËSH TOPIN”

Pas humbjes me PSG, Gündoğan u shpreh kështu: “Jam shumë i zhgënjyer. Ne kishim kualifikimin në dorë dhe ia dhamë PSG. Në këto momente duhet të jesh i sigurt se do të kapësh topin (konsiderata i referohet përjashtimit të Araujo në minutën e 29′ me rezultatin 1-0, red.) Nuk e di nëse ai e prek topin apo jo, por në këto momente preferoj të pësoj një gol ose një kundër një. Do t’i kisha dhënë mundësinë portierit të ndalonte gjuajtjen ose të shënonte kundërshtari”.

Lexo më tej: Barcelona jashtë Champions, Xavi i tërbuar: “I kuqi për Araujo? Arbitri shkëtarroi punën e një sezoni”

ARAUJO REPLIKON: “PREFEROJ TA MBAJ PËR VETE ATË QË MENDOJ…”

I pranishëm në një aktivitet bamirësie së bashku me sulmuesin e Girona, Cristhian Stuani, Araújo iu rikthye humbjes dhe fjalëve të shokut të tij të skuadrës: “Jam i trishtuar për eliminimin, si të gjithë tifozët e Barcelonës. Ne kishim kualifikimin në duart tona. Veprimi im u përcaktua edhe nga fati, ishte një 50/50. Nëse nuk i binte bilbilit, nuk do ndodhte asgjë. Nëse fishkëllente duhet të më përjashtonte. Jam i trishtuar se si shkoi. Deklaratat e Gündoğan? Preferoj ta mbaj për vete atë që mendoj… Kam një kod moral dhe vlera që besoj se duhen respektuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *