• |
ide | kryesore

Barcelona jashtë Champions, Xavi i tërbuar: “I kuqi për Araujo? Arbitri shkëtarroi punën e një sezoni”

Sport, Video
Xavi



I përjashtuar gjatë ndeshjes për një protestë vibruese, i tërbuar pas ndeshjes për një eliminim që erdhi “vetëm sepse Barcelona u detyrua të luante në inferioritet numerik për shkak të një gabimi arbitrimi që komprometoi punën e një sezoni të tërë. Përjashtimi i Araujo në mënyrë të qartë ndryshoi ndeshjen”. Kështu është shprehur Xavi, trajneri i blaugranave, pas humbjes 4-1 ndaj PSG. Një gjysmëfinale që katalanasit, sidoqoftë, nuk reshtën së ndjekuri, të paktën deri në golin e fundit të Mbappe, i cili në fund të ndeshjes shuajti të gjitha shpresat e vendasve.

Lexo më tejVideo/ Barcelona shembet me 10 lojtarë, Psg në gjysmëfinale: poker i Dortmund, përmbyset Atletico

Por zemërimi i Xavit shoqërohet edhe me zhgënjimin e tifozëve blaugrana pikërisht ndaj trajnerit. Xavi, pas kartonit të kuq të arbitrit Kovacs ndaj Araujo, largoi Yamal nga fusha për të futur Inigo Martinez. Vendimi teknikut spanjoll ngjalli shumë dyshime. Por Xavi, duke folur sërish për Sportmediaset, nuk tregoi asnjë pendesë: “Jo, keqardhja ime është vetëm për eliminimin që erdhi për shkak të një gabimi të arbitrit që na pengoi të luanim 11 kundër 11. Kovacs ishte një katastrofë. Në barazi numerike, si në Paris dhe këtu, ne e kontrolluam gjithmonë ndeshjen”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *