• |
ide | kryesore

Video/ Barcelona shembet me 10 lojtarë, Psg në gjysmëfinale: poker i Dortmund, përmbyset Atletico

F1, Sport, Video
psg



Befasi e përmbysje të mëdha në mbrëmjen e të martës në Champions League, me çerekfinalet e kthimit që dhuruan spektakël. PSG shkon në katër më të mirat, duke i kthyer ndeshjen Barcelonës në Montjuic. Në avantazh 1-0 (3-2 ndeshja e parë) katalanasit shemben kur mbetën me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Araujo. Francezët bëjnë përmbysjen me golat e Dembele, Vitinha e penalltinë e Mbappe, duke arritur gjysmëfinalen. Në takimin me katër më të mirat shkon edhe Borussia Dortmund, që shkatërroi 4-2 Atletico Madrid (2-1 ndeshja e parë për spanjollët).

BARCELONA 1-4 PSG (4-6)

PSG pushtoi stadiumin Olimpik Lluis Companys në Montjuic, duke mposhtur Barcelonën 4-1 në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League. Skuadra e Luis Enrique u kualifikua kështu në gjysmëfinale, duke përmbysur humbjen në Paris. Francezët, të nisur jo favoritë duke pasur parasysh debaklin në ndeshjen e parë në shtëpi 3-2, vunë në skenë remuntadën e dyfishtë. Ashtu si në ndeshjen e parë, ishte Raphinha ai që zhbllokoi ndeshjen, me një gol me gju në minutën e 12′ pas një inkursioni perfekt të Yamal. Përjashtimi me karton të kuq i Araujos (29′) i la blaugranat me 10 lojtarë, duke komplikuar jetën për Barçën.

Lexo më tejVideo/ Mbappé një hije: Barça hesht Parc des Princes, PSG ndalet nga shtyllat. Atletico thyen 2-1 Dortmund

PSG përfitoi menjëherë duke gjetur golin e barazimit me Dembélé (40′). Më pas në pjesën e dytë, PSG bëri diferencën falë golave të Vitinha (54′) dhe Mbappé që fillimisht me penallti në minutën e 61′ dhe më pas në kundërsulm në minutën e 89′ mbylli përfundimisht cështjen e kualifikimit. Çerekfinalet të mallkuara, edhe një herë, për Blaugranat që prej pesë vitesh nuk arrijnë të shkojnë në gjysmëfinale. PSG mund të festojë duke hyrë në katërshen më të mirë në Europë, ku do të gjejë përballë Borussia Dortmund në rrugën e tyre drejt finales në Londër (fitues 4-2 kundër Atletico Madrid).

BORUSSIA DORTMUND 4-2 ATLETICO MADRID (5-4)

Borussia Dortmund fiton ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions kundër Atletico Madridit me rezultatin 4-2 dhe arrin në gjysmëfinale. Gjermanët përmbysin humbjen 2-1 në ndeshjen e parë dhe tani do të kenë përballë PSG. Një ndeshje fantastike me situatat që kalojnë sa në favor të verdhezinjve aq dhe të spanjollëve. Të besuarit e Edin Terzic përmbysën ndeshjen e parë me dy gola në pjesën e parë. Brandt shënoi në minutën e 34′, Maatsen dyfishoi epërsinë pas pesë minutave. U duk punë e kryer, por skuadra e Simeone bëri një rikthim brilant. Një autogol i Hummels (49′) dhe një gol i Correas (64′) i kthyen colchoneros në epërsi. Asgjë nuk kishte mbaruar sepse Füllkrug (71′) dhe Sabitzer (74′) i dhanë kualifikimin BVB.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *