• |
ide | kryesore

“Ishim të irrituar, arbitri na hëngri hakun”: Shehi nuk harron prekjen me dorë të topit nga Telushi

-Instant, Sport
Shehi


“Ishte e vështirë, është evidente, për shkak të mungesave dhe presionit. Ndryshuam mënyrë vendosje, për të qenë të rrezikshëm. Mungesat bënë të vetën. Nuk na bënë të dilnim në lojën tonë. Ishim në kontroll të lojës. Mendonim që të mbroheshim duke e pritur Partizanin, por ndodhi e kundërta, ata na pritën”. Orges Shehi mund ti gëzohet një barazimi në një moment shumë delikat për skuadrën e tij.

Tirana doli me një 1-1 nga derbi, edhe pse ishte pa Hasanin, Behiratche e Hilën. Tekniku megjithatë gjeti zgjidhjen surprizë me Berishën: “Kërkonim thellësinë me Berishën. Ai bëri mirë, edhe pse ka minuta të pakta. Në Kupë luajti mirë dhe fitoi besimin tonë. Të gjithëve iu vjen një ditë shansi. Gjumsi nuk e shkel shumë zonën, kërkon më shumë driblime”.

Lexo më tej: Barazimi me Tiranën praktikisht i humbi titullin, habit Colella: “Nuk është rezultat i keq”

Pavarësisht një barazimi që i ngjan shumë fitores, duke qenë se Tirana mbetet dy pikë para Partizanit, tre javë nga fundi, Shehi nuk harron penalltinë e padhënë: “A ishte penallti prekja e topit me dorë nga Telushi? Të paktën të shihej në VAR. Lojtarët ishin shumë të irrituar, menduan se u ishte ngrënë haku. Gjithsecili ka këndvështrimet e veta, prandaj është i bukur futbolli”, e mbylli Shehi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *