• |
ide | kryesore

Vrαsja në Kavajë/ Arrestohet miku i Habib Rexhës, e ndihmoi të largohet

Lajme, Të fundit
Ndihmoi Habib Rexhën të largohej pas vrasjes, shoqërohet shoku i tij



Miku i Habib Rexhës, Ervis Kurti është shoqëruar në polici. Ai është arrestuar pasi Rexha, pas vetëdorëzimit në polici, ka treguar se ka qenë me shokun e tij Kurti ditën kur ka vrarë Arjan Gosën. Ka dyshime se Kurti ka ndimuar Rexhën të arratiset nga vendi i ngjarjes. Rexha tha se shoqëruesi i tij nuk ishte fare në dijeni për vrasjen. 

31-vjeçari Rexha tha se ishte duke lëvizur me shokun e tij Kurti kur kanë parë Gosën në një lokal bashkë me babain e tij. Ai ka parkuar makinën diku dhe ka shkuar në këmbë te lokali. Aty ka vrarë Gosën dhe është larguar. Habib Rexha thotë se pas vrasjes është larguar në drejtim të Durrësit dhe më pas Kukësit me shokun e tij.

“Isha përballë kafenesë, në një kancelari, kur kam parë Arian Gosën në kafene me babain e tij. U largova 300-400 metra. Parkova makinën dhe u nisa në drejtim të lokalit në këmbë. Nuk isha duke e ruajtur. E pashë rastësisht dhe veprova nga gjaknxehtësia. Në makinë isha me një shokun tim. Dhe po me shokun jam larguar në fillim drejt Durrësit e më pas në Kukës. Vendosa të vetëdorëzohesha me kërkesë të babait tim në bashkëpunim me policinë.”, tha Rexha. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *