• |
ide | kryesore

Fansat e Tina Turner shpërthejnë kundër Jay Z dhe Beyonce

Paparazzi, Slider



Fansat e Tina Turner kanë sulmuar Jay-Z dhe Beyoncé për një tekst kënge që tallet me historinë abuuzive të këngëtares së ndjerë me ish-bashkëshortin Ike Turner.

Në këngën hit të çiftit në duetin e vitit 2013, “Drunk In Love”, Jay-Z bën rep, “Beat the box up, like Mike in ’97, I bite / I’m Ike Turner, turn up baby, no, I don’t play/ Baby, no, I don’t play, now eat the cake, Anna Mae/Said eat the cake, Anna Mae!.”

Emri i lindjes së Tinës ishte Anna Mae Bullock dhe pjesa e tortës thuhet se i referohej një mosmarrëveshjeje që Ike kishte dikur me fituesin e Grammy-t për një pastë. Tekstet e diskutueshme janë rishfaqur në dritë pas ndarjes nga jeta të Tina.Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll-it ndërroi jetë më 24 maj në shtëpinë e saj në Zvicër pas një sëmundjeje të gjatë. Ajo ishte 83 vjeç.

Beyonce ishte një nga shumë të famshmet që i bëri homazhe këngëtares së ndjerë “Proud Mary”. Këngëtarja e “Cuff It” ndau një deklaratë për “mbretëreshën e saj të dashur” në faqen e saj të internetit. “Të dua pafundësisht.  Ti ishe mishërimi i fuqisë dhe pasionit. Jemi të gjithë me fat që kemi qenë dëshmitarë të dashamirësisë dhe shpirtit tënd të bukur që do të mbetet përgjithmonë. Faleminderit për gjithçka që kw bërë.”

Menjëherë pas kësaj, fansat e Tinës kritikuan Beyonce dhe bashkëshortin e saj në rrjetet sociale. “Vazhdoj të mendoj se sa mungesë respekti ishte nga ana e Jay-Z dhe Beyonce-n që përmendën në “Drunk in Love” abuzimin e Tina Turner nga Ike…”, shkroi një person në Twitter. Një tjetër shtoi së bashku me një pamje të tekstit, “Një kujtim që Jay-Z dhe Beyoncé në ‘Drunk in Love’ thonë këto fjalë, duke tallur Tina Turner (Anna Mae)./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *