• |
ide | kryesore

Kris Jenner shqetëson fansat: Çfarë i ke bërë fytyrës?

Paparazzi, Slider



Kris Jenner ka nxitur shqetësim tek fansat pas premierës në sezonin 3 të “The Kardashians”. Një video e saj që ngushëllon Kim për vështirësitë me ish-bashkëshortin Kanye West është bërë virale në TikTok, me disa fansa që komentojnë se ajo nuk njihet.

Disa përdorues të TikTok madje shkuan aq larg sa sugjeruan se Jenner duket më shumë si Liza Minnelli ose Michael Jackson dhe më pak si nëna e gjashtë fëmijëve që ata njohin “Kris duket si Liza Minnelli”, ka shkruar një komentues. “Kris duket si Michael Jackson,” komentoi një tjetër. “Kris duket si Caitlyn [Jenner],” shkroi një i katërt .Disa e akuzuan se e ka tepruar me operacionet plastike. “Kris duket si ken tani,” komentoi dikush tjetër, duke iu referuar të dashurit të një kukull Barbie.Disa shikues sugjeruan që producentët e serialit përdorin filtra për t’i bërë ata të duken më të rinj.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Kris akuzohet se përdor filtra për t’u dukur më rinore. Në prill, fansat komentuan se Khloé Kardashian  kishte modifikuar foton e tyre së bashku pasi të dyja dukeshin se kishin lëkurë jashtëzakonisht të lëmuar dhe pa pore. Kylie u kritikua gjithashtu për editimin e sesionit të saj fotografik për Halloween tetorin e kaluar. Dhe muajin e kaluar, Kim u kritikua për ndryshimin e një fotoje aq shumë sa dukej se i mungonte një gisht gjatë promovimit të produkteve të saj Skims./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *