Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Tiranë. Policia njoftoi se rreth orës 19:05, në Rrugën e Elbasanit, përballë një lokali, janë përplasur 4 automjete.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 3 persona të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Një grup hetimor ka shkuar në vendngjarje për të punuar për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Ky është momenti kur kalimtarët ndihmojnë personat që u përfshinë ne aksidentin te “Rruga e Elbasanit”. Siç shihet në videon e bërë publike nga JOQ, njerëzit janë mbledhur pranë një mjeti të bardhë, e së bashku po përpiqen që të nxjerrin me kujdes shoferin e lënduar. /LAPSI.al
View this post on Instagram