• |
ide | kryesore

Arnold Schwarzenegger zbulon nëse do marrë pjesë në filmat e “Marvel”

Paparazzi, Slider



Arnold Schwarzenegger mund të ndjekë hapat e dhëndrit të tij të famshëm Chris Pratt. Kur u pyet në një intervistë të re për Men’s Health nëse do të mendonte ndonjëherë një të ardhme në Universin Marvel, ai u përgjigj: “Nëse roli është i duhuri!”

Adhuruesit e Marvel mund të kujtojnë se aktori i Terminator së fundmi lavdëroi Pratt për performancën e tij si Star-Lord/Peter Quill në Guardians of the Galaxy Vol. 3 përmes një mesazhi në Twitter. Ai shkroi :pashë #GuardiansOfTheGalaxyVol3 mbrëmë dhe WOW, @prattprattpratt, ishe super. Një përzierje  perfekte e komedisë dhe aksionit. Më pëlqeu dhe jam shumë, shumë krenar për ty.”

Ashtu si dhëndri i tij, Schwarzenegger ka qenë gjithashtu i zënë me rolet e tij në filma aksion dhe aventurë. Muajin e kaluar, Deadline raportoi se ai do të kthehet në ekran pas një ndërprerjeje katërvjeçare nga karriera e tij e aktrimit me filmin e ardhshëm aksion Breakout. Ish-guvernatori i Kalifornisë do të bashkohet me regjisorin Scott Waugh për filmin, në të cilin aktori do të luajë një burrë të quajtur Terry Reynolds, i cili synon të nxjerrë nga burgu djalin e tij në një vend të huaj, raportoi gazeta. Xhirimet pritet të fillojnë në Evropën Lindore më vonë këtë vit./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *