• |
ide | kryesore

Kënga e Tina Turner një ditë pas vdekjes thyen rekorde

Paparazzi, Slider



Kënga e Tina Turner e vitit 1984 “What’s Love Got To Do With It” ka arritur vendin e parë në tabelën e iTunes në SHBA.

Disa nga këngët e artistes tashmë të ndjerë kanë arritur gjithashtu kulmin në tabelë, ku tetë nga dhjetë këngët më të mira në top-listë i atribuohen asaj.

Këngëtarja, e cila u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare ka gjithashtu tre albumet, “All The Best: The Hits”, “Simply The Best” dhe “Private Dancer”, që kryesojnë listën e albumeve të iTunes.

Videot muzikore te “What’s Love Got To Do With It”, si dhe “Private Dancer” dhe “We Don’t Need Another Hero”, janë bërë gjithashtu tre videoklipet më të njohura në platformë.

Krijimtaria e këngëtares së ndjerë ka dominuar gjithashtu këngët, albumet dhe listat e CD dhe Vinyl të Amazon Movers & Shakers.

Turner vdiq të mërkurën në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Zyrihut, Zvicër në moshën 83-vjeçare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *