• |
ide | kryesore

Shpërthime pranë forcave të KFOR në Zveçan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
KFOR Zveçanit



Mediat e Kosovës raportojnë se një shpërthim ka ndodhur në qytetin e Zveçanit, në veri të Kosovës. Gazetarja e RTK-së në një lidhje direkte nga Zveçani raportoi se në orët e mbrëmjes ka pasur një shpërthim.

Ajo tha se nuk dihet nëse ky shpërthim ishte shkaktuar nga ndonjë kapsollë e fuqishme apo koktej molotovi. Gazetarja konfirmoi se mjeti shpërthyes është hedhur në drejtim të trupave të KFOR-it. Sipas të njëjtave burime, një grup serbësh kanë provokuar vazhdimisht trupat e NATO-s, sidomos në orët e mbrëmjes.

Më herët gjatë ditës së martë pati të tjera incidente mes serbëve dhe KFOR-it në Zveçan. Lajmin e dhanë gazetarët e T7 që ndodhen në terren. Ata thanë se po hasin në probleme që të kryejnë punën e tyre dhe të transmetojnë pamje nga vendi i ngjarjes.

Sipas të njëjtave burime, protestuesit serbë kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë ndaj forcave të KFOR. Në momentin që nisën incidentet ushtarët e KFOR-it që urdhëruan mediat që të largohen nga zona. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. “Basha nuk votoi më 14 maj” – Kryetari i Degës 8 i përgjigjet gazetarit të familjes Berisha: Gënjeshtër e neveritshme,nje kar komplet

  2. Le tia ferkoi koken qenit, qeni i ha kembet, kete po peson perendimi ne Kosove.Sa me shume tia lashe koken qenit, aqe me shume te ha. Xhe a po e ha Serbia perendimi e bashke me to Kosoven,,ku ishim, ku jemi, asgjekundi, kete po bejne sot ata qe ndihmuan ne clirimin e Kosoves, biles me te larguar nga e drejta per shtetin e Kosoves, e afruar mr regjimin e politiken e Vucicit, kjo si dukje paresore ne ngjarjet neKosove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *