• |
ide | kryesore

Arnold Schwarzenegger flet për tradhëtinë e tij: Dështim

Paparazzi, Slider



Arnold Schwarzenegger ka folur së fundmi për tradhëtinë e tij  dhe se si ajo ndikoi në familje.

Në serialin e ri të Netflix-it, Arnold, aktori i Terminatoritkujtoi se i kishte thënë Maria Shriver-it për tradhtinë me shërbëtoren e tyre Mildred Baena, me të cilën kishte djalin Joseph Baena, tani 25 vjeç.

Schwarzenegger u martua me Shriver, tani 67 vjeç, në vitin 1986 dhe ata kanë katër fëmijë: Katherine, Christina, Patrick dhe Christopher. “Më duhej të shkoja te fëmijët e mi dhe t’u shpjegoja atyre. Arsyeja që ndihem hezitues për të folur për këtë është sepse sa herë që e bëj, hap përsëri plagët,” tha ai në dokumentar. “Unë mendoj se kam shkaktuar mjaft dhimbje për familjen time për shkak të gabimit tim.”

“Të gjithë duhej të vuanin. Maria duhet të vuante. Fëmijët duhet të vuanin. Joseph. Nëna e tij. Të gjithë”, tha Schwarzenegger. “Do të më duhet të jetoj me të pjesën tjetër të jetës sime. Njerëzit do të kujtojnë sukseset e mia dhe do të kujtojnë gjithashtu dështimet e mia. Ky është një dështim i madh.” Ai megjithatë e bëri të qartë se është “me të vërtetë krenar” për Jozefin. “Ishte e gabuar ajo që bëra. Por nuk dua ta bëj Jozefin të ndihet se nuk është i mirëpritur në këtë botë. Sepse ai është shumë i mirëpritur ,” tha aktori. “Unë e dua atë dhe ai ka rezultuar të jetë një djalë i ri i jashtëzakonshëm”.

Arnold u shpreh se është “shumë i lumtur” që ai dhe Shriver arritën t’i “rrisin fëmijët vërtet mirë” mes “kësaj historie të trishtuar”.  “Nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa të kesh një partner të mirë në krah, dhe Maria ishte kjo. Ne kemi një marrëdhënie vërtet të mrekullueshme. Çdo lloj dite të veçantë ne jemi të gjithë së bashku si familje. Por nuk është ajo që ishte kur ishim të gjithë bashkë nën një çati si familje. Nuk është më kështu.”/Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *