• |
ide | kryesore

Ambasada ruse në Tiranë i kërkon Policisë shoqërim me eskortë: Po na kërcënojnë në Facebook

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Ambasada ruse në Tiranë i kërkon Policisë shoqërim me eskortë: Po na kërcënojnë në Facebook



Prej disa javësh, Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë në Ambasadën e Rusisë në Tiranë, pas kërkesës së kësaj të fundit.

Më 26 maj, Ambasada e Rusisë në Tiranë i është dërguar me një shkresë Policisë së Shtetit ku i kërkon mbrojtje pasi ndihen të pasigurt pas kërcënimeve të njëpasnjëshme që iu vijnë në llogarinë e tyre në “Facebook”.

Mbrojtja konsiston në ruajtjen e selisë, por edhe të stafit të ambasadës. Nga verifikimet e kryera nga vetë diplomatët rusë, të cilat ia dorëzuan Policisë së Shtetit rezulton se kërcënimet vinin nga një person që banonte në Pejë të Kosovës, i cili shprehimisht u shkruante “do të vij dhe do t’ju vras të gjithëve ju që jeni në ambasadë”.

Pas këtij sinjalizimi, Policia e Shtetit shtoi masat në ambasadë. Për disa ditë, policia qëndroi jashtë ambasadës me turne të pa ndërprera, por më vonë masat e sigurisë u lehtësuan dhe tashmë kryen patrullime të shpeshta në zonën e Mjull Bathores ku ndodhet godina e re e ambasadës ruse.

Përsa i përket lëvizjes së diplomatëve, policia angazhohet sa herë që merr njoftim për asistencë. Nga ana tjetër kanë nisur hetimet për personin që ka dërguar mesazhet dhe janë njoftuar dhe homologët kosovarë. (TCH)



1 Comment

  1. Keto “kercenime” me duken te ngjashme me ato “kercenimet” qe shqiptaret ja benin manastirit te Decanit. Dilte Prifti serb,qe para se te jete prift, duhet te jete serb si fillim(pra kriminel,propagandues, shpifes) dhe shkruante UCK ne muret e manastirit, dhe te nesermen gjithe makineria propagandistive serbe shperndante lajmin qe po u rrezikohj manastiri(megjithse manastir shqiptar qe perkohesisisht e kane pervetesuar). Ja qe , me keto rpropagandera, arriten shume shteteve tua nderronin mendjen dhe votuan kunder nesh ne UNESKO, dhe mundohen qe te fitojne te drejta dhe territor shtese per manastirin e tyre te rrezikuar. Njesoj dhe keta te ambasads, Kane frike se mos sherbimet e huaja do i shenjestrojne, dhe per te mos e ul veten qe gjoja po frikesohemi nga perendimoret, ia ngjeshin fajin nje kercenimi shqiptar te pandodhur. Nejse policet shtese, nqs jane patriote, te pakten te shohin se kush hyn e kush del ne ate ndertese. Me siguri edhe ndonje Frrok Cup (qe ne fund te fundit ps emos te marre edhe para ruse pervec se serbe).Meqe ra fjala, ti thote ndonjeri atij Sokol Manjak Palles, qe kur ben emisione per Kosoven ,te pakten te pakten, mos ta ftoje anti kosovarin dhe pro serbin Frrok Cupi te flase per ne. Ose ta coje cmendurine deri ne fund dhe te ftoje edhe Mero Bazen per te fol per Kosoven!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *