• |
ide | kryesore

Emri/ Vidhet banesa e një prej gjyqtareve më të pasura në vend

Lajme, Të fundit



Gjatë ditës së sotme banesa e një prej gjyqtareve më të pasura në vend. Burime bëjnë me dije se është vjedhur banesa gjyqtares Shpëtime Pitaku, e cila ushtron profesionin në Gjykatën e Durrësit.

Sipas burimeve hajdutët kanë vjedhur 2,000 euro si dhe bizhuteri me vlerë. Ende nuk dihen detajet ekzakte të ngjarjes, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e detajeve.

Gjyqtarja e Durrësit Shpëtime Pitaku rezulton një ndër gjyqtaret më të pasura të sistemit të drejtësisë.

Në deklaratën e saj të pasurisë, vetëm për vitin 2015 që ka dorëzuar pranë ILDKP, gjyqtarja thotë se ka 5 lokale, të cilët i kanë sjellë të ardhura të konsiderueshme. Nga qiratë e pesë lokaleve ka marrë shumat 9 600 euro, 360 000 lekë, 1 200 euro, 1 200 euro dhe 1 800 euro. Gjyqtarja deklaron edhe një sipërfaqe trualli 650 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 442 m2, në bashkëpronësi.

Nga veprimtaria si gjyqtare, zonja deklaron 1 426 425 lekë, të ardhura nga puna e bashkëshortit si mjek stomatolog privat 1 609 327 lekë, gjendje nga paga, 173 802 lekë, qira të klinikës dentare 120 000 lekë etj.



10 Comments

  1. Me se i beri kjo 5 lokale?Me parate e fakirëve që kishin halle nëpër gjyqe,mirë ja bëne,t’ja kishin ngritur me gjithë themele.

  2. Hajdute sulmoni e vidhni shtepite e Ministrave, deputeteve te mazhorances, drejtoret e qeverise dhe gjykatesve se jane banka me vete.

  3. Keto shkerdhataret e zhdrejtesise mjaftohen me faktin qe kemi pasur kaq dyqane, garazhe, toka dhe te ardhura dhe mendojne se jane ne rregull.
    Nje pitje e thjeshte: Kaq diqane, garazhde, toka e te ardhura si u bene ….. ?????
    Mos ja ka dhuruar vjehrri dhe vjehrra perpara se te martohej…. ?????
    Le te presim KPK cfare do te thote …. ???? Sepse ka tre vite qe i ka dale emri ne short dhe akoma nuk ka dale ne Vetting

  4. Qenka grasatu mir gjykatsja, larg syu keq, bjeri gurit bjeri drurit … Dhe hajde prit hajër prej këtyre degjeneratave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *