• |
ide | kryesore

Kundër shembjes së banesave për projektin Thumanë-Kashar, familjarët hipin në tarracat e shtëpive

Lajme, Të fundit


Teksa sot është njoftuar se do t’u shemben banesat, 6 familje, në përbërje 32 persona, janë duke protestuar dhe kundërshtuar vendimin, pasi pronat e tyre preken nga autostrada Thumanë-Kashar. Bëhet fjalë për disa banesa në zonën e njohur si Ura e Limuthit. Ata theksojnë se nuk janë dëmshpërblyer dhe nuk janë në skemën e dëmshpërblimit.

Disa prej familjareve kanë hipur tarracën e njërës prej shtëpive dhe kërcënojnë me hapa ekstreme. Familjarët kanë paralajmëruar se do të spërkaten me benzinë dhe do t’i vënë flakën vetes nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre. IKMT sapo ka mbërritur dhe është në pritje.


3 Comments

  1. Tmerr per ju , po me vjen keq jeni vetem dhe do tju sikterrisin . Mjer ju kaq di te them, Te jesh dhe pa shpi ne keto kohe eshte tmerr.

  2. I puthnint duart bythqirit, o gjindje perverse, erion, te keqen nena.
    Po ju more robqira nuk puthni femijet tuaj. Ju i beni vrases. Tani hidhuni nga tarracat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *