• |
ide | kryesore

Silvio Berluskoni: Njeriu që joshi një vend të tërë

Arkiva, Lajme
Berluskoni



Në mesin e viteve 1990, Silvio Berluskoni filloi të planifikonte për jetën e përtejme. Në vilën e tij shumë milionëshe në Arcore, afër Milanos, ai filloi të ndërtonte një mauzole gjigant nëntokësor ku planifikoi të vendosej i rrethuar nga më shumë se 30 varre të tjera të përgatitura për miqtë e ngushtë, anëtarët e familjes dhe partneret romantike.

Projekti ishte tipikisht i Berluskonit, luksoz, i shkëlqyeshëm, duke shkelur kufirin midis stilit perandorak dhe absurd. Aty kishte një skulpture abstrakte prej 100 tonësh që përfaqësonte kasafortën e parajsës, në një shkallë imponuese të modeluar sipas varreve para-romake, përmes një korridori të ngushtë të zbukuruar me gjërat që mund t’i duheshin në jetën e përtejme, fruta, bukë, çelësa, telefon celular, dhe në një dhomë varrimi mbresëlënëse në qendër të së cilës qëndronte një sarkofag rozë mermeri dhe graniti.

I pyetur nga një gazetar se çfarë udhëzimesh i kishte dhënë Berluskoni, skulptori italian Pietro Cascella që ndërtoi mauzoleun u përgjigj: “Ai më tha të mos e bëja të dukej shumë e trishtuar”. 

(Berluskoni duke dalë nga vila e tij në Arcore)

Gati 30 vjet më vonë, Berluskoni, i cili vdiq të hënën në moshën 86-vjeçare, së shpejti do të bëjë udhëtimin e tij të fundit në Arcore. Vendi i tij i fundit i prehjes do të shërbejë si një monument për atë që ishte e dukshme për këdo që kaloi kohë me të: dëshirën e tij të madhe për t’u dashuruar.

Berluskoni ishte shumë gjëra. Një ndërtues i pasurive të paluajtshme, krahu i djathtë i të cilit u dënua me shtatë vjet burg për lidhje me mafian. Një revolucionar mediatik që prezantoi televizionin komercial në Itali, duke e mbytur ekosistemin mediatik të vendit. Ai gjithashtu ishte pronari rrezatues i klubit italian të futbollit A.C. Milan. Ishte Kryeministri më jetëgjatë i Italisë së pasluftës. Gjithashtu ishte një manjat biznesi që u dënua për mashtrim tatimor. Berluskoni ishte edhe një politikan i turpëruar i rrëzuar nga raportimet për orgjitë “bunga bunga” dhe seksin me një prostitutë të mitur.

Por mbi të gjitha, Berluskoni ishte një joshës. Që nga ditët e tij të hershme si këngëtar në anijet turistike e deri në kohën e tij si shitës imobiliare e deri në dekadat e tij si politikan që u buzëqeshte italianëve nga shfaqjet televizive që transmetoheshin në kanalet që zotëronte, Berluskoni ishte i fokusuar pa turp në një gjë: të fitonte mbi këdo që kishte përballë. “Mendoni se sa gra ka, që do të donin të shkonin në shtrat me mua, por nuk e dinë këtë”, citohet të ketë thënë ai në një libër për ngritjen e tij në pushtet. “Jeta është një problem komunikimi.”  

(Berluskoni i ri duke kënduar në një anije turistike)

Duke folur në vitin 2011, gjatë muajve të tij të fundit si kryeministër dhe në kulmin e skandaleve të tij seksuale, Berluskoni nuk e mohoi organizimin e darkave me “vajza të bukura”, por këmbënguli se ato ishin “jashtëzakonisht korrekte”. 

Por ai nuk i shmangej humorit të shthurur, ndonjëherë vetë-përçmues.

Në ndjekjen e tij të adhurimit, Berluskoni ishte i gatshëm të kalonte çdo numër linjash ligjore dhe etike. Ai e ndërtoi perandorinë e tij televizive mbi një boshllëk në ligjin italian, duke anashkaluar ndalimin e krijimit të një rrjeti kombëtar duke blerë një koleksion stacionesh televizive lokale dhe duke i drejtuar të gjitha me të njëjtat shfaqje. Në një kohë kur transmetuesi shtetëror RAI po shfaqte programe të paqëndrueshme, Berluskoni shpërtheu me filma të licencuar televizivë amerikanë si Dallas dhe Dinasty dhe ekstravaganca të estradave që shfaqnin femra flirtuese gjysmë të zhveshura.

Hyrja e tij në politikë erdhi pas shpërthimit të sistemit politik italian në skandalin e korrupsionit “mani pulite” (duar të pastra). Një skadal që zhduku shumë parti politike në Itali. Me fushën e hapur pas kolapsit të partive kryesore politike të vendit, votuesit e futën Berluskonin në zyrën e kryeministrit. Gjatë pjesës tjetër të karrierës së tij, ai do të ndiqej nga akuzat se kishte hyrë në politikë për të shmangur ndjekjen penale për korrupsion, akuza që ai do t’i hidhte poshtë si pjesë e një gjuetie shtrigash “komuniste”. 

Ai u përball me gjyq të paktën 36 herë, me akuza që varionin nga deklarimet e rreme financiare, deri te ryshfeti i gjyqtarëve, rrëshqitja e disa dënimeve pasi qeveria e tij shkurtoi statutin e parashkrimit ose ndryshoi ligjin. (Në mënyrë të ngjashme, mauzoleumi i tij, i paligjshëm në kohën e ndërtimit për shkak se ishte shumë “afër banimit të njerëzve”, u bë i ligjshëm nga modifikimi i qeverisë së tij në vitin 2003 të një ligji 200-vjeçar.) Shpesh i akuzuar në shtyp se kishte lidhje me mafian, po aq shpesh e mohonte. Akuza e vetme që ngeci ishte një dënim i vitit 2013 për mashtrim tatimor, i cili e pa atë të ndalohej nga mbajtja e detyrës për gjashtë vjet. Dënimi i tij në të njëjtin vit për pagesën e një vajze 17-vjeçare për seks dhe abuzimin me zyrën e tij për ta mbuluar këtë akuzë, u rrëzua më vonë në apel.

(Berluskoni duke dalë nga gjyqi)

Megjithëse Berluskoni bëri fushatë si reformator dhe shërbeu tre herë si kryeministër, ai nuk la një trashëgimi legjislacioni efektiv. Kohën e tij në krye të Italisë e kaloi në beteja të vogla politike me shtypin dhe gjyqësorin. Përpara dëbimit të tij përfundimtar nga pushteti në vitin 2011, revista Economist e përshkroi atë si “njeriun që shkatërroi një vend të tërë”. Por si një figurë politike, nuk mund të mohohet se ai la gjurmë në Itali,  dhe në të vërtetë në botë. Me stilin e tij të showman-it, Berluskoni kalo përmes skandaleve që do të kishin shkatërruar shumicën e politikanëve, duke iniciuar një formë të re të populizmit mediatik që më vonë do të shkaktonte krahasime me ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, një njeri që e përqeshi si “shumë arrogant”. 

Ndërkombëtarisht, Berluskoni bashkoi duart me Muammar Gaddafin e Libisë dhe Presidentin rus Vladimir Putin. Deri në tetor, ai ende po e përshkruante Putinin si një “mik“, duke i dërguar atij një shishe verë për ditëlindje, sipas një regjistrimi audio të publikuar në mediat italiane. Në Itali, ai krijoi terren të ri politik duke qeverisur në aleancë me populistët e krahut të djathtë në rritje, anti-emigrantë të Italisë, vetëm për t’u eklipsuar përfundimisht nga partia Lidhja e Matteo Salvinit dhe më pas nga partia Vëllezërit e Italisë e kryeministres italiane aktuale, Giorgia Meloni.

Berluskoni e kaloi dekadën pas rënies së tij nga pushteti, në vitin 2011, si një figurë politike e zvogëluar, duke kaluar një periudhë jashtë detyrës për shkak të dënimit të tij për mashtrim tatimor, e ndjekur nga disa vite si anëtar i Parlamentit Evropian përpara se të kthehej në senat në vitin 2022. Megjithëse ai mbeti president i partisë së tij Forza Italia, e cila është aktualisht në qeveri, dhe bëri përpjekje për të luajtur rolin e kingmakerit (kurorëzuesit të mbretit), ai ishte bërë një lojtar shumë pak i fuqishëm. Në moshën 86-vjeçare, Berluskoni ishte tashmë një burrë i brishtë, i kapur shpesh në kamera duke u ndihmuar për të ecur. Maurizio Crozza, një nga humoristët më të famshëm të Italisë dhe një prezencë e vazhdueshme televizive, i pëlqente ta portretizonte atë teksa flinte papritur ndërsa fliste.

Ndërsa Italia përgatitet të varrosë një nga politikanët e saj më të paharrueshëm, juria është ende e paqartë nëse ai do të mbahet mend me dashuri. Por nuk ka dyshim se ai do të mbahet mend.

Politico, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

 

 



5 Comments

  1. Keni botuar një artikull absolutisht mizero komunist. Sa për dije të publikut, ajo vajza“17 vjeçare” kishte ulur moshën me 9 vite, Berluskonin e konsideronte si baba, e ka mohuar kategorikisht të ketë bërë seks me Berluskonin. Gjykatësit e kuq e dënuan Silvion gjigand, por dënimi u shfuqizua në apel.
    Sa për dijeni, kur gjyqtarët e kuq shkatërruan shtetin Italian dhe morën në dorë qeverisjen, Italia ishte e katërta fuqi ekonomike botërore. Mbas asaj katrahure ligjore, Itali humbi 4 pozicione, mbeti e teta ekonomi botërore, ajo ishte katastrofë që e vuan edhe sot, u shkatërrua e gjithë industria. Sot as FIAT nuk është më italian. Këtë leksion e ka marrë sot USA e Bidesë dhe Sorosit. Qeverisja e prokurorëve dhe gjykatësve dë shkatërrojë Amerikën. Sa për Silvion e Madh, idea e tij e Shteteve të Bashkuara të Mesdheut ishte gjeniale, parajsa e Globit është Mesdheu. Por nuk i pëlqeu atij kërriçit francez Sarkozi. E shkatërroi Mesdheun me luftëra pa mbarim, katastrofa njerëzore e qindra miliona njerëzve u pagëzua “Pranvera Arabe”. Luftë pa mbarim. Berluskoni kërkoi paqen gjithandej. Komunistët vazhdojnë denigrimin e tij, sepse ai i pengoi ta bëjnë ltalinë komuniste. Shikoni ku është sot Italia. Lavdi veprës Berluskonit! Rroftë dashuria, Paqe gjithmonë. Poshtë urrejtja klasore midis popullit!!!

  2. “Unë nuk dua që trafikantët të mbysin shqiptarët në det”, tha Berisha.

    Berlusconi iu kthye: “Mund të bëjmë një përjashtim, lejohen vetëm ata që sjellin vajza të bukura”.

    Berluskoni është treguar ironik,vdes lideri Berlusconi dhe jeton kafsha e fundit ne stanin e Cobanit i vicidol,komunisti serb salih

  3. PS është e vetmja parti në pushtet që as nuk ka vrarë as burgosur e as rrahur një njëri të vetëm për arsye politike në të gjitha vitet që ka drejtuar vendin. Asnjë parti tjetër që nga 1912, nuk e ka bërë dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *