• |
ide | kryesore

Arabia epiqendra e futbollit, kërkon edhe Lukaku: përgjigja e belgut ndaj mega ofertës saudite

-Instant, Sport
Lukaku



Romelu Lukaku ka marrë një ofertë faraonike për të shkuar të luajë në Arabinë Saudite sezonin e ardhshëm. Big Rom ka dhënë tashmë përgjigjen e tij. Romelu Lukaku ishte protagonisti negativ i mbrëmjes së Champions League ndaj City. “Pritja” e tij në goditjen e Dimarco dhe rasti i humbur me kokë i preu këmbët skuadrës së teknikut Inzaghi.

Pavarësisht kësaj, belgu është njeriu i merkatos. Inter dhe Chelsea po flasin, për të vendosur se në çfarë kushtesh Big Rom mund të qëndrojë në Milano. Londinezët kërkojnë Onana të bëjë udhëtimin e kundërt. E ndërsa zikaltrit negociojnë, për belgun vjen një ofertë mjaft e pasur nga Arabia Saudite, pikërisht nga Al-Hilal. Siç raporton e përditshmja angleze The Evening Standard, belgu është takuar me sauditët në Paris ditët e fundit. Oferta e marrë është 16 milionë në sezon për ish-sulmuesin e Manchester United, ndërsa sipas zërave të tjera, 20.

Lexo më tej: I refuzoi Messi, Al Hilal hidhet mbi Neymar: braziliani kërkon pafën e Cristiano Ronaldos

PËRGJIGJA E BIG ROM

Megjithatë, sulmuesi ka kërkuar kohë. Preferenca e tij do të ishte të qëndronte në Europë për të luajtur, ndoshta te Inter. Në fakt, ai nuk ndihet ende gati të lërë futbollin që ka rëndësi. Por Arabia Saudite është një kampionat që tani po rritet për sa i përket lojtarëve. Benzema dhe Kante zgjodhën të shkojnë aty për tu bashkuar me Cristiano Ronaldo në Saudi Major League. Mund të jetë Inter, Chelsea apo ndonjë skuadër tjetër, por e ardhmja e Romelu Lukaku duket se është në Europë. Vetëm se në këtë futboll të sotshëm nuk dihet kurrë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *