• |
ide | kryesore

I refuzoi Messi, Al Hilal hidhet mbi Neymar: braziliani kërkon pafën e Cristiano Ronaldos

-Instant, Sport
Neymar



Pas Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, një tjetër kampion bote është gati të zbarkojë në Arabinë Saudite. Al Hilal, i përvëluar pak ditë më parë nga refuzimi i Lionel Messi që preferoi Inter Miami, ka hedhur sytë nga Neymar. Talenti brazilian është në thyerje të mardhënieve me PSG-në. Klubi francez, sipas asaj që zbuloi CBS, është i hapur për shitje. Nga ana e tij, O Ney është gati të pranojë një propozim në nivelin e atij të Cristiano Ronaldo. Al-Hilal duhet të paguajë brazilianin 200 milionë euro në sezon, përndryshe nuk bëhet gjë. Emisarët sauditë tashmë janë raportuar prezentë në Paris për të ngritur operacionin e bujshëm. Sipas asaj që mësohet, klubi francez do të arkëtojë rreth 45 milionë euro nga shitja e lojtarit.

PSG është lodhur nga menaxhimi i tekave të Neymar dhe braziliani nuk duron dot më në Paris. Pavarësisht një kontrate deri në vitin 2025, gjërat duket se do të mbarojnë më herët. Divorci duket i pashmangshëm dhe oferta shumë e pasur arabe sigurisht që i lumturon parisienët. PSG mezi pret të heqin qafe një personazh që peshon me një pagë të rëndë. 31-vjeçarit brazilian do t’i duhet pak kohë për të reflektuar, pasi nuk është ende i bindur për t’u larguar nga futbolli evropian. O’Ney preferonte të presë për një propozim nga Premier League, me Chelsean dhe Newcastle në vijën e parë.

Lexo më tej: Refuzoi 400 milionë euro në sezon, për të luajtur me Barcelonën: për ta bërë, Messi zgjodhi Inter Miami

Padyshim që tifozët e Al Hilal do të ishin të kënaqur të përqafonin Neymar. Ata do t’i rezervonin sigurisht një trajtim shumë të ndryshëm nga Allegri. Tekniku i Juventus u shënjestrua në rrjetet sociale, menjëherë pas lajmit për ardhjen e tij të mundshme në pankinë. Neymar, e sigurtë, do të pritej si idhull.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *