• |
ide | kryesore

Ish-lojtarja e Suedisë Nilla Fischer e rrëfimi shokues: “E detyruar të tregoja gjenitalet”

-Instant, Sport
Fischer



Një histori tronditëse, ajo e Nilla Fischer, ish-lojtare e kombëtares suedeze për femra, që i përket Kupës së Botës 2011. Në librin e saj, të sapobotuar, ish-mbrojtësja (u tërhoq në dhjetor 2022) zbuloi praktikat poshtëruese të cilave i janë nënshtruar lojtaret e kombëtares përpara turneut.

Pak para fillimit të kampionatit botëror në Gjermani mes 26 qershorit dhe 17 korrikut 2011 (Suedia u rendit e treta), Nigeria, Afrika e Jugut dhe Gana kishin protestuar ashpër kundër FIFA-s. Shkak ishte prezenca e supozuar e burrave në ekipin e Guinesë Ekuatoriale. Kështu lindi detyrimi i vendosur për të gjitha ekipet kombëtare. Ai konsistonte në nënshkrimin e një deklarate (pas kontrolleve të thelluara) që konstatonte se të gjithë anëtarët e skuadrës ishin në fakt femra.

FISCHER: “U DETYRUAM TË TREGONIM GJENITALET”

Në këtë kuptim, megjithatë, i takonte federatave individuale të vendosnin se si të vepronin në mënyrë specifike. Në këtë rast, federata suedeze zgjodhi kontrollet (të kryera nga një fizioterapiste në llogari të mjekut) të cilësuara si “poshtëruese” nga vetë Fischer: “Na u tha se nuk duhej të ishim depiluar për disa ditë dhe se do të duhet të tregonim organet tona gjenitale për të treguar se ishim gra. Askush nuk e kuptoi çështjen e depilimit, por bëmë ashtu siç na thanë. Pyesnim veten nëse ishte e përshtatshme të refuzonim, por askush nuk donte të rrezikonte mundësinë për të luajtur në një Botëror. Kështu që duhej ta bënim, pa marrë parasysh sa poshtëruese dhe e sëmurë ishte”.

RRËFIMI SHOKUES I NILLA FISCHER

“Kështu që i ula pantallonat dhe të brendshmet – tha ish-futbollistja në një intervistë për gazetën suedeze Aftonbladet –. Fizioterapistja pohoi me kokë, tha ‘po’ dhe pa mjekun që po qëndronte me shpinë nga dera. Ai mori shënim dhe më pas trokiti në derën tjetër. Kur të gjithë lojtaret u kontrolluan, mjeku nënshkroi dokumentin që vërtetonte se kombëtarja suedeze përbëhej vetëm nga femra”. Në këtë kontekst, nuk është e qartë pse lojtarët nuk iu nënshtruan një tamponi bukal, një metodë që synon mbledhjen e ADN-së për të përcaktuar me siguri seksin e subjektit. Aktualisht, FIFA ka marrë parasysh deklaratat e Nilla Fischer, pa bërë asnjë koment. Fischer në karrierë fitoi dy kampionate gjermane, një Ligë të Kampionëve dhe tre Kupa të Gjermanisë me Wolfsburg. Si dhe dy kampionate dhe një Superkupë të Suedisë me Malmoe.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *