• |
ide | kryesore

Lewis Hamilton “tradhëton” Shakiran

Paparazzi, Slider


Sikur të mos mjaftonin thashethemet për një romancë të mundshme me Shakirën, tani po flitet se piloti britanik i F1, Lewis Hamilton, mund të mos jetë besnik ndaj artistes.

Shakira dhe Hamilton janë takuar së fundmi në Miami, edhe pse ende nuk dihet se sa serioze mund të jenë gjërat mes tyre. Pak ditë më parë revista ‘People’ pohoi se Shakira dhe Hamilton janë më shumë se thjesht miq. Diçka që tashmë e kanë konfirmuar burime nga rrethi i këngëtares. Kjo ‘marrëdhënie’ duket se po hedh hapat e parë, por orët e fundit ka pasur një reagim të papritur në rrjetet sociale.

Tani disa imazhe janë bërë virale në Twitter të cilat  tregojnë Lewisme modelen braziliane Juliana Nalu, 25 vjeç. Ndonëse është e vërtetë që fotografitë e publikuara janë solo, përmes orendive dhe dekorimeve të restorantit, përdoruesit e internetit zbuluan  se ata u takuan këtë javë.

Kush është Juliana Nalu?

Juliana Nalu është një modele braziliane. Sipas biografisë së saj në Instagram,, ajo ka nënshkruar me disa agjenci, duke përfshirë Mix Models, MGM Models dhe Elite Model Management. Sipas revistës Latina, e cila ka profilizuar modelen, ajo nënshkroi me Elite pasi udhëtoi për në Los Angeles në moshën 19-vjeçare. Nalu arriti një arritje të madhe në karrierën e saj vitin e kaluar pas shfaqjes së saj të parë të javës së modës për markën e veshjeve 6PM në Milano. Në rrjetet e saj sociale, ajo ndan shpesh foto modelimi dhe ushtrimesh./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *