• |
ide | kryesore

Shakira tregon arsyen pse zëri i saj ka ndryshuar

Paparazzi, Slider



Këngëtarja e njohur, Shakira ka folur për të gjitha ndryshimet që i kanë sjellë shtatzënitë, jo vetëm në aspektin familjar apo personal, por edhe në atë profesional.

Teksa, ishte e ftuar në emisionin “Hot Ones” në Youtube, ajo foli hapur se zëri i saj ka ndryshuar shumë pasi është bërë nënë.

“Vura re se pas shtatzënive zëri im u bë më i trashë dhe më i plotë,” tha ajo. Artistja  është e mendimit se ndoshta të qarat e shumta, pasi është bërë nënë dhe i gjithë rrugëtimi i saj në rritjen e dy djemve kanë ndihmuar në ndryshimin e zërit.

“E kam tepruar me të qarat e mia. Jam bërë shumë Shakira për ta thënë më troç,” vijoi ajo.

Këngëtarja ka dy djem nga martesa me ish-partnerin, ish-futbollistin Gerard Pique, Milan, 11 vjeç dhe Sasha, 9 vjeçe./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *