• |
ide | kryesore

Einxhel dhe Beniada lënë pas hatërmbetjet

-Instant, F1, Paparazzi


Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani kanë zbuluar së fundmi se janë takuar duke lënë pas hatërmbetjet mes tyre.

Në disa postime në Instagram Stories, ish banoret e “Big Brother 1″ u shfaqën në shoqërinë e njëra-tjetrës. “Po më kërkonte nëpër lagje, se s’rri dot më pa mua,” shkroi Einxhel. “E besoni?! E vërteta është se ajo vdes për mua,” u përgjigj me shaka Beniada.

Pas përfundimit të “BBVA”, vajzat patën një krisje.Në një komunikim me ndjekësit në Instagram, Einxhel tregoi se çfarë ndodhi me miqësinë e tyre dhe pse ajo vendosi të distancohej. “Mes nesh nuk ka pasur ndonjë sherr apo debat konkret ballë për ballë. Të dyja në një farë mënyrë e kemi evituar të flasim drejtpërdrejt për këtë gjë. Unë thellë e kam dashur Beniadën sinqerisht. Kur disa situata rrodhën në një mënyrë pak zhgënjyese, m’u thye diçka e pastër brenda meje. Aty u ndjeva se diçka nuk ishte reciproke dhe pavarësisht kësaj unë vazhdova të jem e njëjta me të,” tha ajo, referuar situatës kur ish banorët e akuzuan se po ushtronte presion mbi Beniadën, duke i kërkuar  që të mbante një qëndrim pas debatit me Donaldin.

“Unë në asnjë moment nuk e kam kërkuar këtë. U desh një qëndrim i saj në situatën me Donaldin që mua të më bënte të dyzuar dhe siç e kam thënë dhe brenda që nuk e di pse është befasi, pasi e kam thënë se nëse shoqja ime do ma bënte këtë jashtë nuk do e kisha toleruar. Por, edhe kur dola jashtë, hasa një situatë aspak të këndshme që kishte ndodhur prej nënës së saj, ku unë isha ofenduar në komente nga ajo, gjë më lëndoi mua dhe familjen time”, tha ndër të tjera Shkira.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *