• |
ide | kryesore

Lady Gaga kritikohet pas bashkëpunimit me Pfizer

-Instant, Paparazzi, Slider



Lady Gaga po përballet me kritika pasi u bashkua me Pfizer për të promovuar ilaçin kundër migrenës, Nurtec.

Partneritetii këngëtares me gjigantin farmaceutik u prit me një përgjigje të ashpër nga fansat, të cilët kritikuan reklamën  dhe akuzuan Lady se i interesojnë vetë paratë.

“Vajzë, çfarë dreqin të ka ndodhur që je kështu dhe të interesojnë veç paratë asgjë tjetër? Personi që thoshte “I urrej paratë” në 2009,” komentoi një person. “Si ka mundësi që ajo do bashkëpunontw për këtë ilaç? Kjo është e paarsyeshme”, shtoi një tjetër. “Kujdesi shëndetësor është një e drejtë njerëzore, jo një mall për t’u shfrytëzuar për hir të lakmisë dhe pasurisë. E di që jeedhembshur, inteligjente. Shpresoj se do ta tregosh këtë përmes mënyrave që përdor platformën dhe privilegjin për të ecur përpara. Kjo nuk është ajo, “shkruan një i tretë.

Reagimi filloi kur këngëtarja e “Bad Romance” njoftoi sponsorizimin e saj të madh të farmacisë në Instagram, duke shpërndarë një foto duke performuar në skenë me logon e Nurtec. “Që nga fëmijëria, jam përballur me dhimbjet e migrenës. Kur provova Nurtec® ODT (rimegepant) 75 mg për herë të parë, nuk do ta harroj kurrë që do të doja ta kisha gjetur më shpejt. Kjo është arsyeja pse unë jam krenare që jam partnere me Nurtec ODT. Ne jemi në këtë së bashku”, ka shkruar ajo në mbishkrim./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *