• |
ide | kryesore

Brozovic largohet nga Inter, Inzaghi ndryshon mesfushën: ja çfarë do të thotë për Kristjan Asllanin

-Instant, Sport
Kristjan


Frattesi nuk është trashëgimtari i Brozovic. Të pakën, kjo është e vërtetë, edhe pse mesfushori i Sassuolo mund të shkojë te Inter vetëm falë largimit të kroatit. Çështje buxhetore, e aspak taktike. E megjithatë, Inter e ka pasuesin dhe ai është Kristjan Asllani, i evidentuar edhe me golin magjik me kombëtaren ndaj Ishujve Faroe. Por sado e diskutueshme dhe e destinuar për të ndarë mendimet, ka edhe një logjikë “futbollistike” pas vendimit të drejtuesve zikaltër. Nuk është asnjëherë e lehtë të heqësh dorë nga lojtari që drejton mesfushën prej vitesh. Brozovic ishte gur themeli i manovrës fillimisht për teknikun Spalletti, më pas Conte e në fund Inzaghi.

Me largimin e kroatit, Interi pret të arkëtojë të paktën 25 milionë nga Al Nassr. Njëkohësisht, duke u çliruar nga një pagë bruto prej rreth 13 milionë euro në vit, deri në vitin 2026. Financiarisht, do të thotë oksigjen për arkën e shoqërisë. E thënë kështu, klubi ka shtyrë në këtë drejtim, sepse mendon të mbulohet në atë zonë të fushës me Calhanoglu. Turku është lojtari i të tashmes së menjëhershme. Por klubi e di mirë se ka vënë bast një vit më parë për regjisorin e tyre të ardhshëm, Kristjan Asllani. Inzaghi e ka trajtuar atë me shumë kujdes gjatë vitit të fundit, por asnjëherë nuk ka pasur dyshime për cilësitë e lojtarit.

Lexo më tej:Video/ Asllani i fshin ‘merimangat’ Ishujve Faroe: supergol i mesfushorit, kthen kuqezinjtë në avantazh

SI NDRYSHON MESFUSHA?

Largimi i Brozovic (i cili në Arabi duhet të fitojë 15 milionë në sezon) do t’i lejojë klubit të bëjë një marrëveshje për Frattesi. Mesfushori vlerësohet nga Sassuolo rreth 35 milionë, plus huazimin e Mulattieri. Akordi është arritur prej disa kohësh, por për miratimin e Zhang, së pari duhet një largim. Në mendimet e teknikut Inzaghi, mesfusha e ardhshme e zikaltërve do të përbëhet nga Barella, Calhanoglu dhe Frattesi. Që do të thotë një regjisor me aftësi kontrastuese dhe dy mesfushorë që depërtojnë me shpejtësi. Kristjan Asllani dhe Mkhitaryan do të jenë bashkë-titullarë. Numerikisht mbetet vendi i lënë bosh nga lamtumira e Gagliardini. Por mund të zgjidhet opsioni i brendshëm: rikthimi i Fabbian pas një viti huazim te Reggina.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *