• |
ide | kryesore

Video/ Asllani i fshin “merimangat” Ishujve Faroe: supergol i mesfushorit, kthen kuqezinjtë në avantazh

-Instant, F1, Sport, Video
Asllani



Kristjan Asllani shënon një supergol, duke kthyer Shqipërinë në avantazh. Një perlë e mesfushorit të Inter, që nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit Gestsson. Një goditje këndi e luajtur shkurt nga kuqezinjtë në minutën e 51′ dhe topi shkoi te numri 21. E majta e kalibruar e Asllanit përfundoi nën traversë, duke u depozituar në rrjetë.

Zhvlerësohet kështu barazimi në fundin e pjesës së parë nga Ishujt Faroe, që ndëshkuan me anë të Faero. Një gabim në vendosje i portierit Berisha lejoi mesfushorin që me kokë të shënonte golin e 1-1. Ekuilibri megjithatë nuk zgjati shumë, sepse 6 minuta pas rifillimit Asllani shënoi me një magji të vërtetë, që entuziamoi teknikun Sylvinho.

Lexo më tej: Video/ E djathtë për biliardo, Bajrami dënon Ishujt Faroe: Cikalleshi humbet penalli



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *