• |
ide | kryesore

Video/ E djathtë për biliardo, Bajrami dënon Ishujt Faroe: Cikalleshi humbet penalli

-Instant, F1, Sport, Video
Bajrami



Nedim Bajrami, akoma ai. Mesfushori i Sassuolos ka shënuar golin e avantazhit për Shqipërinë, në tranfertën me Ishujt Faroe. Në minutën e 19′ Bajrami ka përfituar nga një asist i Asanit për të mposhtur portierin Gestsson. E djathta e lojtarit kuqezi ishte perfekte në këndin ku portieri nuk mund të arrinte.

Bajrami shënon kështu golin e dytë radhazi pas atij kundër Moldavisë, në fitoren 2-0 në Tiranë. I ekzaltuar lojtari, që me Sylvinho po luan në pozicionin e tij të preferuar.

Shqipëria mund ta mbyllte ndeshjen me golin e sigurisë, por Cikalleshi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Një 11 metërsh i fituar nga vetë sulmuesi kavajas, që e mori vetë përsipër. Goditja e tij u devijua nga portieri Gestsson, që gjeti krahun e duhur.



1 Comment

  1. Me t’bo gol edhe ishujt Faroe!!! Vari kkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkk!

    Meqe ra fjale, ketyre te RTSH per tjua q nonen. Kaq!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *