• |
ide | kryesore

Nga Afrika në Azi/ Shqipëria hap tre ambasada të reja

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shqipëria



Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka njoftuar ditën e sotme se Shqipëria do të ketë së shpejti përfaqësitë e saj diplomatike edhe në Kenia, Indi dhe Indonezi,

Hasani u shpreh se në Këshillin e Ministrave u miratua hapja e ambasadave në këto tre shtete nisur nga objektivat strategjike afatmesme dhe afatgjata, të nxitur nga kërkesa e vazhdueshme, për të qenë edhe më efektivë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Njoftimi i plotë: 

Shqipëria do të ketë së afërmi përfaqësitë e saj diplomatike edhe në Kenia, Indi e Indonezi, duke forcuar kështu pasaportën shqiptare në botë.

Në Këshillin e Ministrave, sot miratuam hapjen e ambasadave në këto 3 shtete, nisur nga objektivat strategjike afatmesme dhe afatgjata, të nxitur nga kërkesa e vazhdueshme, për të qenë edhe më efektivë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Kjo nismë u mor nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke vlerësuar kontributin dhe peshën specifike që çdo vend projekton në arenën ndërkombëtare dhe rolin gjithnjë e më të madh të Shqipërisë në organizmat ndërkombëtarë.

Turizmi dhe zgjerimi i hartës së lëvizjeve të shtetasve shqiptarë për qëllime turistike, është një tjetër argument, mbi të cilin MEPJ u mbështet për propozimin e hapjes së 3 përfaqësive të reja.

Pas vendimit të sotëm, numri i përfaqësive shqiptare në botë shkon në 60, ndër të cilat 44 ambasada, 9 konsullata të përgjithshme dhe 9 misione të përhershme.



4 Comments

  1. Kosto shtese qe nuk ja vlen Ambasadat ne keto vende jane nje kosto e rende edhe pa vlere per qytetaret shqiptare sepse keto jane vende te treta dhe nuk vizitohen apo kemi shtetas rezidente shume mire dhe lehte mund te mbulohen nga ambasadat tona qe ndodhen ne vendet e tjera

  2. Ne Indi e kishim ambasaden dhe kur palloshi i gjate erdhi ne pushtet e mbylli sepse nuk na “duhej” dhe tani do shkojme e do ta hapim prap. Qeveri patronazhistesh me bythlepiresa dhe kurva qe vetrem i bejn sehir dhe fresk pashait

  3. Ka shtete të mëdha që nuk kanë kaq ambasada e për me tepër ne vende të humbura!!
    Si do shpërblehen militantët e rilindjes. Shtohen kostot për ata dhe pensionistët akoma me pensione qesharake!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *