• |
ide | kryesore

Kim Kardashian për LV, veshja më e keqja në histori

Paparazzi, Slider
Kim Kardashian



Ndryshe nga ç’e prisnim të shfaqej, Kim Kardashian erdhi e veshur sportive në shfaqjen e modës së Louis Vuitton, ku Pharrell Williams si dizajneri i ri, prezantoi koleksionin e meshkuujve.

Kim u shfaq me një crop top dhe streçe, taka transparente dhe një çantë të madhe prej pellushi para vetes, që askush s’e kuptoi ç’funksion kishte.

Njerëzit po e cilësojnë veshjen e Kim-it si ‘më
Njerëzit s’e pëlqyen aspak veshjen e saj, që shoqërohej edhe me një pallto të trashë deri në fund të këmbëve. Nëpër rrjete sociale, e cilësuan si veshjen më të keqe ndonjëherë. Madje, i sugjeronin Kim-it të ndërronte stiliste, sepse kësaj here e kishte “ndritur”.

Duket se Kim-it s’po i ecën aq mirë me modën, që pas ndarjes nga Kanye West. Reperi ishte ‘stilisti’ i saj personal që i jepte sugjerime dhe e ndihmonte të ishte një prej emrave më të lakuar të modës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *