• |
ide | kryesore

Tirana, një kundërshtar me vlerë organike 108 milionë euro: shorti e vendos përballë gjigantit turk Besiktas

-Instant, Sport
Besiktas



Një gjë është Dinamo Batumi e krejt tjetër është Besiktas J.K. Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës ka qenë i pamëshirshëm sportivisht, por jo për nga inkasimi dhe prestigji. Tirana do të gjejë në raundin e dytë të Conference League gjigantin turk të Besiktas. Gjithnjë nëse bardheblutë arrijnë të likuidojnë gjeorgjianët e Dinamos.

KOMUNIKATA E TIRANËS

Shorti i orës 13:00 i hedhur sot në Nyon të Zvicrës njeh klubin me rivalin e përballjes së turit të dytë në rast kualifikimi përballë FC Dinamo Batumi. Goglat vendosën që ekipi të udhëtojë drejt Turqisë për t’u përballur me Beşiktaş J.K. në ndeshjen e parë të këtij raundi.

Përpara nënkampionëve të Shqipërisë del tani një pengesë e pakalueshme në letër. Bardheblutë do të kishin dashur një kundërshtar tjetër për të patur më shumë shanse për të avancuar, por ndoshta benefitet do të jenë në arkëtime. Një stadium i tejmbushur është i parashikueshëm nëse vizitor do të jetë skuadra e famshme turke. Pastaj edhe e drejta televizive e bën joshëse këtë përballje të mundshme në raundin e dytë.

Lexo më tej: Tirana, Egnatia dhe Vllaznia zbulojnë kundërshtarët: ja kush janë përballë ekipeve shqiptare në Conference

KUSH ËSHTË BESIKTAS?

Besiktas është një emër i madh i futbollit turk. Me 16 kampionate të fituar, 10 Kupa e 9 Superkupa ata janë një nga tre ekipet elitare turke. Organika e Besiktas kap vlerën e 107.75 milionë euro dhe krenohet me lojtarë të nivelit të Cenk Tosun, apo Delle Ali e Aboubakar. Sulmuesi turk ishte edhe shënuesi më i mirë me 15 gola sezonin e fundit. 15 lojtarë janë të huaj, praktikisht 48.4% dhe një moshë mesatare 27.4 vjec. Tekniku i skuadrës është eksperti Senol Gunes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *