• |
ide | kryesore

Conference League, përjashtohet Osasuna: “UEFA e fortë me të dobëtit, e dobët me të fortët”

-Instant, Sport
osasuna


UEFA ka përjashtuar Osasuna nga Conference League e ardhshme, për shkak të një dënimi për mashtrim sportiv të dhënë ndaj disa prej ish-drejtuesve të saj. Vetë klubi spanjoll e bëri të ditur me një deklaratë të gjatë dhe shumë të ashpër për shtyp. Spanjollët kanë bërë të qartë synimin për të apeluar vendimin e organit drejtues të futbollit europian. Osasuna madje akuzoi UEFA-n për “drejtësi të fortë me të dobëtin dhe të dobët me të fortët”.

Vendimi kishte disa javë që ishte në ajër, por tani erdhi konfirmimi. Sipas UEFA-s, Osasuna nuk mund të marrë pjesë në garat evropiane pasi pozicioni i saj bie ndesh me nenin 4.1g të rregullores. Në vazhdën e një sërë procedimesh, drejtësia spanjolle kishte dënuar disa ish-drejtues të Osasuna për krime të ndryshme. Në to përfshiheshin përvetësimi, falsifikimi i dokumentave dhe mashtrim sportiv.

Lexo më tej: Juventus-Uefa nisin të flasin, zbulohet pakti për paqen: duhet të heqë dorë nga Conference League

Faktet e kontestuara datojnë që nga sezoni 2013/14 kur disa përfaqësues të klubit nga Pamplona paguan, sipas gjykimit, shuma të mëdha parash për disa lojtarë të Betis Sevilla për të marrë rezultate të favorshme për Osasuna në dy javët e fundit të kampionatit. E gjitha për të shmangur rënien nga kategoria, e cila më pas sidoqoftë erdhi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *