• |
ide | kryesore

Juventus-Uefa nisin të flasin, zbulohet pakti për paqen: duhet të heqë dorë nga Conference League

-Instant, Sport
Juventus


Shenjat e shkrirjes mes Juventus dhe UEFA-s janë dhënë. Pas hapit prapa nga Super League, bardhezinjtë dhe organizmi më i lartë i futbollit evropian janë rikthyer të ulen në tavolinë për të diskutuar. Sipas Tuttosport, një delegacion i avokatëve dhe drejtuesve të Juventus është takuar me disa përfaqësues të UEFA-s. Një përpjekje për një marrëveshje mbi dosjen në lidhje me shkeljen e supozuar të settlement agreement të nënshkruar në shtator 2022. Një takim eksplorues dhe pozitiv me sa duket. Hipoteza në prapaskenë është lënia pas e gjithçkaje, në këmbim të heqjes dorë nga Conference League. Juventus u kualifikua aty pas penalizimit me dhjetë pikë për hetimin e fitimeve kapitale.

DETAJET E RASTËSISHME OSE JO…

Për momentin janë ende thashetheme dhe nuk ka asgjë zyrtare, por dje UEFA zbuloi një gjysmë të dhënë që duket se i mban gjallë. Në fakt, Juventus nuk u përfshi në listën e klubeve që do të marrin pjesë në Conference 2023/2024. Thjesht një gabim njerëzor (siç u sqarua më vonë nga UEFA), apo një parashikim se çfarë do të ndodhë? Vështirë të thuhet për momentin, por më shumë do të dihet së shpejti.

Pas lamtumirës së Andrea Agnelli dhe vendimit të klubit për të nisur procesin burokratik për largimin nga Super League, Juventusi duket se ka marrë rrugën e dialogut për zgjidhjen e kontradiktave me UEFA-n. Një përplasje që në Vinovo, drejtuesit e rinj, zgjodhën ta shmangnin, duke preferuar të ulen rreth një tavoline. Një qëndrim i matur dhe largpamës në përpjekje për të mbyllur çështjen e settlement agreement me një “pakt”.

Lexo më tej: Gabim apo e dhënë, Juventus nuk shfaqet në listën e Conference League: UEFA e korigjon më vonë

PASOJAT

Në fund të fundit, heqja dorë nga Conference League mund të mos jetë një sakrificë e madhe për Juventus. Të mësuar me skena më të rëndësishme, bardhezinjtë mund të përfitonin gjithashtu një “përparësi” nga mospjesëmarrja në turneun e tretë të UEFA-s. Do të evitoheshin ndeshjet e të enjteve duke përqendruar forcën në kampionat dhe Kupën e Italisë, me synim zonën Champions League. Një projekt i arsyeshëm, duke parë rrezikun e transmetuar pak kohë më parë që Juventus të përjashtohej për tre vjet nga kupat e Europës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *