• |
ide | kryesore

Partizani në Eros, prezantohet Grezda: kontratë 1 vjeçare për ish-sulmuesin e kombëtares

-Instant, F1, Sport
Grezda



Eros Grezda është sulmuesi i ri i Partizanit. Lajmi ishte në ajër prej ditësh, sepse lojtari kërkonte një ekip në Superiore. Pas negociatave edhe me Tiranën, që zgjodhi Latifin, Grezda u përqendrua te bisedimet me të kuqtë. Kampionët e Shqipërisë shtojnë kështu cilësinë ofensive me një lojtar që karrierën e ka ndërtuar jashtë.

Grezda është aktivizuar në radhët e Lokomotiva Zagreb, Osijek, Glasgoë Renxhers, Sibenik, Manisa dhe Zalaegerszeg. Jo të gjitha eksperiencat kanë shkuar si duhet. Grezda, sidomos në Skoci me teknikun Gerrard, preku fundin. Në 6 muajt e kaluar te Zalaegerszeg, ai ka luajtur vetëm 7 ndeshje, duke shënuar 1 gol. Sidoqoftë 28 vjeçari shpreson të rigjejë ritëm e vazhdimësi me Partizanin. Sulmuesi me ekipin tonë përfaqësues ka koleksionuar 13 prezenca duke shënuar 1 gol.

Grezda do të shtojë forcën e një reparti që llogarit edhe Mba, Da Silva, Cara e Mensah. Zekic është një trajner që ka punuar më parë me Grezdën dhe e ka të qartë se cfarë mund të presë nga ai. Madje tekniku i Partizanit ka qenë vendimtar në zgjedhjen e tij, me telefonatën personale me futbollistin.

𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄
🆕️ 𝐌𝐈𝐑𝐄̈𝐒𝐄𝐕𝐉𝐄𝐍 𝐓𝐄 𝐊𝐀𝐌𝐏𝐈𝐎𝐍𝐄̈𝐓 𝐄𝐑𝐎𝐒 𝐆𝐑𝐄𝐙𝐃𝐀 ☝️
🗣 Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Eros Grezdën. Ish sulmuesi i ekipit tonë kombëtar është zyrtarisht pjesë e kampionëve të Shqipërisë. 28 vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1 vjeçare me të kuqtë, me të drejtë rinovimi nga ana e klubit edhe për një tjetër sezon. Përgjatë karrierës së tij Grezda është aktivizuar në radhët e Lokomotiva Zagreb, Osijek, Glasgow Renxhers, Sibenik, Manisa dhe Zalaegerszeg. Me ekipin tonë përfaqësues sulmuesi 28 vjeçar rregjistron 13 prezenca dhe 1 gol.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *