• |
ide | kryesore

“Do të mbani përgjegjësi”/ Grupi Wagner i përgjigjet kërcënimeve të Putinit

Lajme, Të fundit
Paralajmërimi i Wagner: Putin bëri zgjedhjen e gabuar, së shpejti Rusia do të ketë një "president të ri"



Wagner ka reaguar pas kërcënimeve të Vladimir Putin, i cili gjatë një fjalimi i konsideroi një kërcënim vdekjeprurës për Rusinë.

Grupi i Yevgeny Progozin në një mesazh në Telegraf u shpreh se Putini ka bërë një zgjedhje të gabuar, duke paralajmëruar se Rusia do të ketë së shpejti një President të ri.

“Putin bëri zgjedhjen e gabuar. Aq më keq për të. Së shpejti do të kemi një president të ri”, thuhet në mesazhin e “Wagner”.

Prigozhin bëri të qartë se asnjë ushtar Wagner nuk ka ndërmend të dorëzohet.

“Rusët nuk duan që vendi të jetojë më me korrupsion, gënjeshtra dhe burokraci”, theksoi ai.

Ndërkohë presidenti Vladimir Putin i konsideroi si një ‘kërcënim vdekjeprurës’, ndërsa theksoi se nuk do lejojë një luftë civile në Rusi, duke iu rebelimit të liderit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, kundër hierarkisë ushtarake ruse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *