• |
ide | kryesore

Kundërshtoi me forcë punonjësin e policisë, procedohet penalisht i riu në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Grabitet me armë 40 mijë euro një pikë transfertash parash në Tiranë, autori largohet me biçikletë



Një 26-vjeçar në Tiranë është proceduar penalisht pasi ka ofenduar dhe kundërshtuar punonjësin e policisë. Mësohet se fillimisht 26-vjeçari goditi me monopatinë punonjësin e policisë më pas e ofendoi dhe e kundërshtoi me dhunë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Në lidhje me një video të publikuar në portalin JOQ, në të cilën shfaqet një punonjës Policie duke prangosur një shtetas, ju sqarojmë se: Punonjësi i Policisë që shfaqet në video, gjatë kohës që ishte i planizuar me shërbim te nënkalimi i pallatit me shigjeta, është goditur me monopatinë elektrike nga një shtetas që qarkullonte në sens të kundërt me lëvizjen, i cili më pas ka ofenduar dhe kundërshtuar me forcë punonjësin e Policisë. Ndodhur në këto kushte, punonjësi i Policisë, sëbashku me ndihmën e kolegut ka prangosur shtetasin A. P., 26 vjeç, dhe e ka shoqëruar atë në komisariat. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *