• |
ide | kryesore

Raport i ngushtë me Ceferin, Duka ngjit shkallët: zgjidhet kryetar i Komisionit të Medias në UEFA

-Instant, F1, Sport
Duka


Armand Duka vazhdon të forcojë pozitat brenda UEFA-s. Kreu i FSHF-së është konfirmuar në detyrat që kishte dhe ka marrë një pozicion të ri: atë të kryetarit të Komisionit të Medias në UEFA. Në fakt, edhe zyrtarë të tjerë të FSHF-së kanë marrë pozicione në UEFA, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Në Nyon të Zvicrës në shqyrtim kanë qenë çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimin e futbollit europian. Pastaj janë formatuar dhe përbërjet e komisioneve dhe paneleve të reja të qeverisë së futbollit europian.

Presidenti i FSHF-së Armand Duka është rikonfirmuar në postin e Nënkryetarit të Komitetit HatTrick, një prej organeve më të rëndësishme në qeverinë e futbollit europian. Duka është zgjedhur edhe në postin e kryetarit të Komisionit të Medias në UEFA. Institucioni më i lartë i futbollit kontinental ka zgjedhur në organet e posaçme edhe disa prej drejtuesve më të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit. Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku është zgjedhur anëtar i Komisionit të Futbollit në UEFA.

POZICIONET E TJERA “SHQIPTARE” NË UEFA

Pjesë e komisioneve të UEFA-s do të jenë edhe përfaqësues të tjerë të FSHF-së dhe futbollit shqiptar. Kështu, anëtarja e KE-së, Anila Basha është zgjedhur si anëtar e Komisionit për Futbollit e Femrave. Anëtari tjetër i KE-së së FSHF, Envi Hicka do të jetë anëtar i Komisionit Ligjor të UEFA-s. Edhe Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea është zgjedhur anëtar i Komisionit të Zhvillimit dhe Asistencës Teknike në UEFA. Drejtori i Edukimit në FSHF, Sulejman Starova është përzgjedhur si anëtar i Panelit Jira, ndërsa Përgjegjësi i Futbollit të Fëmijëve në FSHF, Andi Zëre është zgjedhur si anëtar i Panelit të Futbollit Grassroots. Drejtori i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci, është përzgjedhur ai anëtar i Panelit të Konventës së Arbitrave. E së fundi Gazmend Malo do të jetë anëtar i Komisionit Këshillimor të Marketingut në UEFA.

Lexo më tej: “Futbolli përcakton kush jemi”: Ceferin rizgjidhet president i Uefa-s, Duka anëtari më i votuar i KE

VENDIMET E TJERA

Ndërkaq, në këtë mbledhje Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mori edhe një sërë vendimesh të tjera. Stadiumi “José Alvalade” i Lisbonës u caktua të presë finalen e UEFA Champions League për femra në vitin 2025. Stadiumi “Agia Sofia” në Athinë dhe Wrocław (WKS Śląsk Wrocław) do të presin finalet e UEFA Europa Conference League në vitet 2024 dhe 2025, respektivisht. Komiteti Ekzekutiv zgjodhi Poloninë si mikpritëse të Kampionatit Evropian të UEFA-s për Femra U-19 në 2025.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *