• |
ide | kryesore

“Futbolli përcakton kush jemi”: Ceferin rizgjidhet president i Uefa-s, Duka anëtari më i votuar i KE

-Instant, F1, Sport
Ceferin



Gjithçka siç pritej. Kongresi i UEFA-s i mbledhur në Lisbonë rizgjodhi Alexander Ceferin si president të shoqatës më të rëndësishme evropiane të futbollit. Asnjë surprizë, duke qenë se slloveni ishte i vetmi kandidat. Kështu, 55-vjeçari u konfirmua për një mandat të tretë, deri në vitin 2027, me aklamacion. Në krye të Federatës Sllovene të Futbollit nga viti 2011 deri në vitin 2016, ai u zgjodh për herë të parë si numri 1 i UEFA-s më 14 shtator 2016. Rikonfirmimi i parë erdhi më 7 shkurt 2019, me rastin e Kongresit të mbajtur në Romë.

Lexo më tej:Uefa bllokon FIFA-n e Botërorin çdo dy vjet, Ceferin: “Nuk do të ndodhë kurrë”

Mandati i dytë, ndërkohë, për Armand Dukën. Numri 1 i FSHF-së u zgjodh që të jetë pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s edhe për katër vite të tjera. Duka siguroi në total 45 vota, nga 55 të mundshme, duke e bërë atë më të votuarin nga kandidatët e pranishëm. I pritshëm edhe rizgjedhja e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ceferin

SULMI NDAJ SUPER LEAGUE

Para zgjedhjeve, Ceferin doli në skenë dhe mbajti një fjalim ku nuk munguan referencat për Super League. Kundër këtij projekti slloveni vazhdon betejën e ashpër: “Kanë tentuar të krijojnë modele të reja në ndryshim nga ai evropian, i cili bazohet në meritën sportive. Merita sportive është e paçmueshme, nuk mund të blihet. Mund të fitohet vetëm sezon pas sezoni. Nuk ka vend në Evropë për kartele. Ata thonë se duan të shpëtojnë futbollin. Por ne nuk jemi budallenj. Futbolli është dhe do të jetë gjithmonë sporti i njerëzve. Ne nuk duhet të lejojmë që interesat e disa të tjerëve të mbizotërojnë mbi interesat e të gjithëve. Nuk duhet të harrojmë kurrë se sa i bukur është futbolli. Ai përcakton se kush jemi dhe futbolli evropian ka një histori unike, një histori suksesi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *