• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Vranësira e alternime kthjellimesh

Lajme, Të fundit
moti, fundjave, kthese , temperaturat



Vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti do të jetë me vranësira e alternime kthjellimesh të herëpasherëshme deri në orët e mesditës.

Reshjet e shiut parashikohet që të jenë prezente që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë vijës bregdetare e hera – herës përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar. Pas orëve të mesditës intensiteti i reshjeve pritet të jetë i ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8m/sek, nërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

  • në zonat malore 7 deri 20°C
  • në zonat e ulëta 10 deri 28°C
  • në zonat bregdetare 13 deri 25°C.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *