• |
ide | kryesore

Detaje/ Vihen në pranga 20 persona në Tiranë

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme është ndërmarr një operacion antidroge nga policia e Tiranës ndërsa raportohet se janë në pranga rreth 20 persona. Mësohet se në total janë mbi 30 masa arresti për persona të dyshuar në shpërndarjen e lëndëve narkotike në kryeqytet.

Arrestimi i të dyshuarve ka ardhur pasi ata akuzohen se janë të përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës. Operacioni u zhvillua nga sektori kundër narkotikëve në Policinë e Tiranës. Gjithashtu nga ky aksion mësohet se janë sekuestruar lëndë narkotike kokainë, vlera monetare etj, por ende nuk dihen detaje nga operacioni. Në lidhje me këtë operacion pritet që Drejtoria Vendore të Policisë Tiranë të dalë sot në një konferencë për mediat për të dhënë më shumë detaje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *