• |
ide | kryesore

Ia rrëmbeu Milanit, Thuram vishet zyrtarisht zikaltër: kontratë deri në 2028 për 6 milionë euro në vit

-Instant, Sport
Thuram


Mungonte vetëm njoftimi, tashmë është zyrtar: Marcus Thuram është lojtar i ri i Inter. Pas ditës së gjatë në Milano të enjten, mes vizitave, përshtatshmërisë sportive dhe nënshkrimit, ka mbërritur zyrtarizimi. Sulmuesi francez, i rrëmbyer kushërinjve të Milan, firmosi kontratën deri në vitin 2028. Djali i Lilian Thuram, i liruar në fund të sezonit nga Borussia Moenchengladbach, mbërrin kështu te Inter.

Me Thuram, Inter siguroi një sulmues fizik me sy të mprehtë për golin, me 13 gola dhe 6 asiste në sezonin e fundit në Bundesligë. Francezi do të fitojë gjashtë milionë euro neto, por në bilanc djali i ish-mbrojtësit të Juves dhe Parmës do të kushtojë më pak. Favori i Dekretit të Rritjes (8 bruto pesha në arkën zikaltër).

Lexo më tej: Video/ Gjesti i çuditshëm i drejtuesit të Inter: Thuram kishte në qafë një shall, ai ja hoqi menjëherë

NJOFTIMI I INTER

E zikaltrit, përmes faqes zyrtare, treguan më shumë për sulmuesin e ri: “Aventura e futbollit të Marcus filloi në Neuilly-sur-Seine. Më pas vazhdoi te Athletic Club Boulogne-Billancourt. Aty në moshën 13-vjeçare shkoi të luante një ndeshje duke veshur këpucët që i ati përdori në finalet e Kupës së Botës 2006. Akoma jo maxhoren, ai mbërriti te Sochaux, pastaj te Guingamp në 2017. Rruga tani është përcaktuar përfundimisht. Me skuadrën bretone shënoi 17 gola në dy sezone, përfshirë atë që eliminoi Paris Saint-Germain nga Kupa e Ligës Franceze në 2019. Marcus vrapoi gjithnjë më shpejt, derisa mbërriti në Gjermani, te Borussia Mönchengladbach. Në Borussia Park shpërtheu përfundimisht. Ai djalë i shpejtë dhe fizikisht i fortë, ndryshon mënyrën e tij të të luajturit, përmirësoi teknikën e tij dhe raportin me golin”.

“Thuram është elektrizues, ai është një forcë lëvizëse brenda dhe jashtë fushës. Marcus festoi fitoret e Borussia duke vendosur fanellën e tij mbi flamur. E sukseset u bënë të shumta dhe gjithnjë e më të rëndësishme, aq sa ai fitoi kombëtaren franceze. Me Gjelat ai luajti edhe në finalen e Kupës së Botës në Katar 2022. Historia e tij u ndërthur me atë të Inter për herë të parë në tetor 2020. Thuram bëri debutimin e tij në Champions League në San Siro kundër zikaltërve. Shijimi i parë i San Siros për të, që si fëmijë ëndërronte të bëhej si Ronaldo Fenomeni, protagonist i njëmijë duelesh me të atin Lilian. Tani ai kthehet pas sezonit të tij më të mirë në karrierën e tij, i përbërë nga 13 gola dhe 6 asiste në Bundesligë. Vrapimi zikaltër i Tikus sapo ka filluar”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *